KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home »  “Jemi vend i NATO-s”, Shqipëria pranon se ka dërguar pajisje ushtarake në Ukrainë, mohon të gjenden në tregun e zi
Rajon

 “Jemi vend i NATO-s”, Shqipëria pranon se ka dërguar pajisje ushtarake në Ukrainë, mohon të gjenden në tregun e zi

Kosova News
Kosova News 14:45 -14/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë më tepër se pesë muajve në Ukrainën e pushtuar pjesërisht, presidenti Volodymir Zelensky përsërit thirrjen drejtuar Perëndimit për më tepër armë. SHBA, Britania e Madhe, Franca e shumë vende të tjera, në total 44, u përgjigjën jo vetëm me mbështetje ushtarake, por edhe financiare.

Në 10 qershor, Qeveria e Shqipërisë miratoi vendimin për dhënien e ndihmës humanitare prej 1 milionë eurosh për Ukrainën.

Por a ka kontribuar Shqipëria edhe me ndihmë ushtarake?

Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksportit të Mallrave Ushtarake në Tiranë (në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes) pranon për herë të parë se Shqipëria e ka mbështetur edhe ushtarakisht qeverinë ukrainase.

Por nuk u dha asnjë detaj tjetër se çfarë municionesh dhe armësh u dërguan nga Tirana zyrtare.

“Republika e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, i ka dhënë kontributin e saj shtetit të Ukrainës, nëpërmjet dërgimit të mallrave dhe pajisjeve ushtarake. Këto mallra dhe pajisje janë dhuratë e qeverisë së Republikës së Shqipërisë për qeverinë e Ukrainës”, shpjegon AKSHEE për Faktoje.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në 16 qershor hodhi akuza ndaj Perëndimit, për armët që dërgon në Ukrainë, duke përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën me alibinë se ato po shiten në tregun e zi. Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve hedh poshtë çdo akuzë:

“Referuar eksportit drejt shtetit të Ukrainës, mallrat ushtarake janë marrë në dorëzim nga autoritetet e qeverisë së Ukrainës, të cilët kanë konfirmuar zyrtarisht nëpërmjet dokumentit zyrtar të marrjes në dorëzim të mallrave, duke përjashtuar çdo mundësi që këto mallra ushtarake të kenë përfunduar në tregun e zi”.

Këtë konfirmim bën edhe ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Maksim Malaj, i cili kujton edhe mbështetje të tjera ushtarake të dhëna prej vendit tonë.

“Shqipëria si çdo vend tjetër aleat i NATOS, garanton si të tjerët jo vetëm ndihmë financiare, por edhe ushtarake karshi vendeve që u rrezikohet sovraniteti. Është një veprim i drejtë dhe ka protokoll të rreptë sa i takon furnizimit me municion dhe armatim. Njësoj u veprua gjatë kohës kur isha Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura edhe me Afganistanin, ku ne dërguam edhe trupa, edhe municione, madje edhe për të trajnuar forcat afgane, atashuam një grup që quhej ekipi i OMLT”, shpjegon z. Malaj.

Megjithatë në uebsajtin e Interpol, apeli i parë mbi grupet që po shfrytëzojnë luftën në Ukrainë u dha gjatë një takimi të mbajtur në 22 mars. Kreu i Interpol Jurgen Stock tha:

“Kriminelët përdorin çdo mundësi për të rritur fitimet e tyre të paligjshme dhe jo të gjithë ata që janë dyndur në kufirin ukrainas muajin e kaluar, po e bëjnë këtë me qëllime të mira. Do të nisin të dëgjohen armët ilegale. Ne e dimë këtë nga shumë teatro të tjera konfliktesh. Kriminelët edhe tani kanë nisur të flasin për to, si një objekt i mundshëm përfitimesh”, tha Stock.

Gjithashtu lexoni:

Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve

Liderët e NATO-s me deklaratë të përbashkët: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve

Kurti takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe bashkëpunimin me NATO-n

Arrestohet në kufi kosovari që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika

Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona

Kosova News 14/08/2022 14/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?