Një zyrtar policor në rroba civile ka parandaluar dje një incident madhor në Abri të Skenderajt.
Sipas njoftimit zyrtar të PK-së, një nga të dyshuarit, gjatës mosmarrëveshjes, kishte ekspozuar edhe një armë zjarri, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve përreth.
“Polici, duke vepruar me profesionalizëm, ka arritur që në vendngjarje të arrestojë personin e dyshuar dhe t’i konfiskojë armën”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme, teksa arma është konfiskuar si provë materiale.
Lidhur me ngjarjen janë iniciuar raste për dy vepra penale: “Armëmbajtës pa leje” dhe “Kanosje”.


