KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Igor Popoviq para gjykatës për marrëveshjen e fajësisë
Siguri

Igor Popoviq para gjykatës për marrëveshjen e fajësisë

Kosova News
Kosova News 08:05 -08/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë në orën 10:00, pritet të mbajë sot seancën dëgjimore për shqyrtimin e marrëveshjes së pranimit të fajësisë ndërmjet Igor Popoviq dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Igor Popoviq ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë, ndërsa Prokuroria Speciale ka dorëzuar në gjykatë marrëveshjen për pranimin e fajësisë, e cila do të shqyrtohet nga trupi gjykues gjatë seancës.

Vendimi për miratimin ose refuzimin e kësaj marrëveshjeje do të merret pas vlerësimit të gjykatës, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Ndaj Popoviq, ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale, pas arrestimit të tij muajin e kaluar nga Policia e Kosovës.

Arrestimi erdhi si pasojë e një fjalimi të mbajtur në Hoçë të Madhe të Rahovecit, ku ai dyshohet se ka përdorur gjuhë nxitëse kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komuniteteve të tjera etnike në vend.

Sipas aktakuzës, më 18 korrik 2025, rreth orës 12:00, në një tubim publik në Rahovec, Popoviq mbajti një fjalim me përmbajtje që, sipas Prokurorisë, nxit urrejtje dhe përçarje ndëretnike.

Në deklarimet e tij, ai thuhet të ketë theksuar se “Serbët kanë pësuar këtu në rajonin e Rahovecit… dhe nuk lejojnë që dikush t’i shpallë okupatorë”, duke bërë thirrje që “Hoça e Madhe dhe Rahoveci të mbeten serbe”.

Prokuroria vlerëson se përmes këtyre deklarimeve, Popoviq ka nxitur mosbesim dhe mosdurim ndërmjet komuniteteve në Kosovë, duke cenuar rendin kushtetues dhe bashkëjetesën ndëretnike.

Gjithashtu lexoni:

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë

Aksident i rëndë në Carralevë, përfshihen tre kamionë dhe një veturë

Inspektim në disa autoparkime në rajonin e Pejës, evidentohen shkelje të ndryshme

Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?

Sami Lushtaku dhe 7 të akuzuarit e tjerë para gjykatës, pritet të japin fjalët përfundimtare në rastin “Drenica 1”

Kosova News 08/08/2025 08/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria miraton dhënien me qira të një pjese të pronës publike në Reçak për shfrytëzimin e gurit gëlqeror
15:59 -24/07/2026
Miratohet projekt-rregullorja për rekrutimin e zjarrfikësve
15:57 -24/07/2026
Miratohet nisma për marrëveshjen e grantit prej 17.2 milionë eurosh për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë
15:54 -24/07/2026
Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë
15:40 -24/07/2026
Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit
15:37 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?