Futbollisti shqiptar, Jasir Asani, është lojtari më i ri i skuadrës iraniane Esteghlal.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ku theksohet se marrëveshja është arritur pas bisedimeve intensive me futbollistin.
“Pas negociatave të zhvilluara mes klubit Esteghlal dhe Jasir Asanit, anësori shqiptar ka nënshkruar kontratë me klubin për një sezon e gjysmë. Ai do t’i bashkohet zyrtarisht ekipit, në rastin më të vonshëm, pas përfundimit të kontratës së tij aktuale me ekipin korean Guangzhou”, thuhet në njoftimin e klubit iranian.
Asani ka kontratë me skuadrën koreane deri në janar të vitit të ardhshëm, por drejtuesit e Esteghlalit po bëjnë përpjekje që ai të transferohet në Teheran para këtij afati.


