Trajneri i Manchester Cityt dhe një nga trajnerët më të mirë të të gjitha kohërave, Pep Guardiola, hyri në një projekt interesant së bashku me dy mjeke nga Katalunia.
Guardiola po mendon edhe për jetën jashtë futbollit, dhe në muajt e fundit ai është përfshirë në një projekt dhe ka investuar para në një qendër rikuperimi me performancë të lartë të quajtur Klinika Monarka.
Qendra u hap së fundmi dhe është një klinikë moderne e vendosur në pjesën më elitare të Barcelonës, në rrugën Passeig de Gracia. Aty ndodhen disa nga pronat më të shtrenjta në Spanjë.
Guardiola e nisi biznesin së bashku me mjeken e njohur Mireia Illueca dhe psikologen Montse Escobar, e cila specializohet në identifikimin e shkaqeve emocionale të sëmundjeve fizike.


