KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aktakuzë ndaj Klinakut dhe një personi tjetër për kanosje ndaj Kurtit
Lajme

Aktakuzë ndaj Klinakut dhe një personi tjetër për kanosje ndaj Kurtit

Kosova News
Kosova News 13:51 -01/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti. 

Sipas njoftimit të Prokurorisë aktakuza ndaj Faton Klinakut dhe N.S. për veprën penale “Kanosja” është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë. 

“Sipas aktakuzës, më 29.08.2023, i pandehuri F.K., me qëllim që ta frikësojë dhe ta detyrojë personin zyrtar tani të dëmtuarin A.K., në cilësinë e tij si kryeministër i Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose të mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e ka kanosur atë përmes profilit të tij personal në rrjetin social ‘Facebook’, duke postuar shkrime me përmbajtje kërcënuese”, ka njoftuar Prokuroria. 

Klinaku, nga OVL e UÇK-së, në një përgjigje për KOHËN ka thënë se nuk është njoftuar nga organet e drejtësisë për aktakuzën. Siç tha ai, as avokati i tij nuk është i njoftuar.

Klinaku qe intervistuar për shkak të postimit në të cilin, tek ka replikuar me një votues të shqetësuar të Qeverisë në detyrë, ka shkruar se më përpara do ta vriste kryeministrin sesa të mërgonte nga Kosova.

“Aq shumë i dëshpëruar votuesi i tij, saqë tha: Votën ia dhashë për ndryshim, e ndryshim lëre që nuk ka, por po shkojmë edhe më shumë teposhtë si vend dhe s’ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë. I thashë: As s’e kam votu, as ndryshim për të mirë kurrsesi që nuk e kam pritur nga ai, e sa i përket daljes jashtë, më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iki nga Kosova. P.S. Kosovën nuk duhet e as që guxojnë ta lëshojnë ata që kanë luftuar për të, pati shkruar ai më 2023.

Pas reagimeve të opinionit publik lidhur me kërcënimin e përmendur, më 30.08.2023, i pandehuri F.K. thuhet se ka përsëritur një postim me përmbajtje të njëjtë kërcënuese ndaj të dëmtuarit, ku thuhet  “… Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras A.K. sesa t’ia lëshoj rrugën dhe të iki nga Kosova”.

Ndërkohë, i pandehuri tjetër, N.S., thuhet se e ka kanosur me vrasje Kurtin përmes postimeve publike në rrjetin social “Facebook”, për shkak të funksionit të tij, siç thuhet ”duke iu referuar postimit kërcënues të bërë nga i pandehuri F.K”.

Gjithashtu lexoni:

Ambasadori britanik viziton KQZ-në: I takon popullit të Kosovës të dalë dhe të votojë

Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Po ndikon te qytetarët

Hamza – qytetarëve: Dilni shfrytëzojeni të drejtën e votës

Osmani: Vota e qytetarëve do ta nxjerrë Kosovën nga kriza

Mbi 3 për qind e qytetarëve kanë votuar deri tani, komunat me shumicë serbe me pjesëmarrjen më të lartë

Kosova News 01/08/2025 01/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Ambasadori britanik viziton KQZ-në: I takon popullit të Kosovës të dalë dhe të votojë
11:06 -07/06/2026
Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Po ndikon te qytetarët
11:02 -07/06/2026
Hamza – qytetarëve: Dilni shfrytëzojeni të drejtën e votës
10:37 -07/06/2026
Osmani: Vota e qytetarëve do ta nxjerrë Kosovën nga kriza
10:35 -07/06/2026
Mbi 3 për qind e qytetarëve kanë votuar deri tani, komunat me shumicë serbe me pjesëmarrjen më të lartë
10:25 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?