KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përurohen punimet e tri ndërtesave sociale në Skënderaj
Lajme

Përurohen punimet e tri ndërtesave sociale në Skënderaj

Kosova News
Kosova News 09:16 -30/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të punimeve të tri ndërtesave shumë-banesore sociale në Komunën e Skenderajt. 

Përurimi i punimeve është realizuar në kuadër të projektit “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për ndërtesat shumë-banesore sociale”, ku me një investim prej rreth 693,000 euro, janë realizuar punimet që përfshijnë izolimin e jashtëm, ndërrimin e dritareve dhe dyerve, termoizolimin e kulmeve, instalimin e sistemit të ri të ngrohjes, vendosjen e interfonisë dhe detektorëve për mbrojtje kundër zjarrit, ku kursimi i energjisë elektrike do të arrijë nga 75 % deri në 85 %.

Projekti implementohet nga Fondi i Kosovës për Efiçiencё tё Energjisë dhe mbështetet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes grantit nga Bashkimi Evropian (me 90%) dhe pjesëmarrjen komunale me 10%.

Rizvanolli theksoi se pas përfundimit të punimeve në këto tri ndërtesa sociale, përfitojnë 100 familje, nga të cilat janë 30 gra – nëna vetushqyese, përfitues të asistencës social edhe familje të dëshmorëve, të cilët do të kenë kushte më të mira për fëmijët dhe familjet e tyre dhe një jetë më të dinjitetshme, por edhe më të sigurt.

- Reklamë -

“Ky projekt është pjesë e një programi më të gjerë në nivel të vendit, ku tashti më është duke u punuar edhe në 12 komuna të tjera në renovimin e 28 ndërtesave sociale, me një vlerë totale prej 6 milionë euro”, theksoi Rizvanolli.

Ajo po ashtu shtoi se është shumë e lumtur që pas tri vitesh, prej kur ka filluar dizajnimi i këtij programi, ku ishte kërkesa e qeverisë ndaj Bashkimit Evropian, ndaj të cilës kërkesë Bashkimi Evropian reagoi pozitivisht në mënyrë shumë të shpejtë dhe tani po shihen rezultatet.

Në ceremoni, përveç Rizvanollit morën pjesë edhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Alessandro Bianciardi, drejtori menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Driton Hetemi dhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, të cilët u shprehen të lumtur për përfundimin e punimeve dhe për krijimin e kushteve më të mira të jetesës për banorët e këtyre ndërtesave.

Në kuadër të reformës për efiçiencën e energjisë, Qeveria e Kosovës ka mbështetur deri tani:

3,000 familje me izolim të shtëpive,
Mbi 40,000 familje me pajisje eficiente dhe panele solare,
125 ndërtesa publike, kryesisht shkolla dhe spitale, janë renovuar për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe të punës për qindra mijëra qytetarë.

Këto renovime përmirësojnë ndjeshëm kushtet e jetesës, të edukimit dhe të shërbimeve shëndetësore për mijëra qytetarë.

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro

Kosova News 30/07/2025 30/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?