KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidenti slloven: Në dialog ka problem mosbesimi ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit
Politikë

Presidenti slloven: Në dialog ka problem mosbesimi ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit

Kosova News
Kosova News 18:41 -12/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti slloven, Borut Pahor, tha se e mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që në fillim, por se aktualisht ekziston një problem i madh i besimit ndërmjet palëve.

“Mbështes dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nga fillimi. Është një çështje e vështirë, por për momentin ka problem të madh besimi mes palëve. Jam në kontakt me të dyja palët dhe e shoh se sa e vështirë është me atë mosbesim. Kohët e fundit kemi qenë dëshmitarë të një ngjarjeje që kemi frikë se do të rritet edhe më shumë. Nëse nuk ka dialog të fuqishëm, gjithmonë ekziston rreziku i ngjarjeve të tilla që mund të rrisin tensionet. Momentalisht nuk ka dialog të fuqishëm. Mundohem t’i inkurajoj palët që të bëjnë më të mirën sepse marrëveshja e paqes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është e rëndësishme jo vetëm për paqen dhe stabilitetin e dy vendeve, por edhe për të gjithë rajonin”, tha Pahor.

Në një intervistë për agjencinë Anadollu, Pahor tha se në planin afatgjatë, mënyra e vetme për t’i zgjidhur problemet në Ballkanin Perëndimor është përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të vendeve në Bashkimin Evropian.

Ai deklaroi se ka kohë që po përpiqet të tërheqë vëmendjen e kolegëve të tij në NATO dhe BE për ngjarjet në Ballkanin Perëndimor.

“Disa vende janë nën presion të drejtpërdrejtë nga Rusia”, paralajmëroi ai.

Gjithashtu, duke theksuar se Serbia është nën presion të madh për zbatimin e sanksioneve të bllokut perëndimor dhe BE-së, Pahor kujtoi se procesi i anëtarësimit të Serbisë në BE vazhdon dhe avokoi për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Pahor shtoi se i kushton rëndësi anëtarësimit në BE për të treguar se në anën e kujt janë të gjitha vendet, përfshirë edhe Serbinë.

“Nëse Serbia vendos të marrë anën tjetër, e ardhmja e Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë mund të fitojë një vrull tjetër”, paralajmëroi Pahor.

Ai nënvizoi se dëshiron që sa më shpejt të jetë e mundur të shohë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në BE.

“Zgjidhja e vetme është përshpejtimi i procesit të anëtarësimit në BE. Mendoj se BE-ja duhet të bëjë më shumë. Ne shohim një proces të ngjashëm në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe në tensionin ndërmjet grupeve të caktuara etnike në Bosnje dhe Hercegovinë, ku zgjedhjet priten me padurim. Në terma afatgjatë, mënyra e vetme për të zgjidhur këto probleme është përshpejtimi i procesit të anëtarësimit në BE”, thotë Pahor, duke shtuar se Ballkani Perëndimor do të jetë edhe më i ekspozuar ndaj Rusisë nëse NATO vazhdon të presë.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

TAGGED: Beogradi, Dialogu, Prishtina
Kosova News 12/08/2022 12/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?