KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Drita mëson kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Kampionëve, por edhe në Ligën e Evropës
Sport

Drita mëson kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Kampionëve, por edhe në Ligën e Evropës

Kosova News
Kosova News 11:07 -21/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kampioni i Kosovës, Drita, ka shkruar histori këtë edicion duke u kualifikuar për herë të parë në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve. Pas një paraqitjeje mbresëlënëse në rrethin e parë ndaj Differdange 1-0 dhe 2-3, gjilanasit tani kanë përballë një sfidë të madhe ndaj gjigantit danez Copenhagen.

Tanimë UEFA ka ndarë edhe vazot, ku Drita ka mësuar kundërshtarët në rrethin e tretë nëse arrin të bëjë mrekulli për ta eliminuar Copenahgen.

Drita ndodhet në Grupin A së bashku me skuadrën daneze dhe fituesi i këtij dueli do të kalojë në rrethin e tretë të Ligës së Kampionëve. Kundërshtarët e mundshëm në atë fazë janë fituesit e përballjeve: Lech Poznan – Breidablik, Riga – Malmö dhe KuPS – Kairat.

Ky është një moment historik për klubin kosovar, që për herë të parë arrin në një fazë kaq të avancuar të garës më të madhe evropiane për klube. Përballja me Copenhagenin do të jetë një test i vërtetë për ambiciet dhe nivelin aktual të skuadrës.

Në rast se Drita nuk e kalon këtë fazë, rrugëtimi evropian nuk do të ndalet. Skuadra gjilanase do të zhvendoset në Ligën e Evropës, ku gjithashtu janë përcaktuar kundërshtarët e mundshëm në rast të eliminimit.

Në rrethin e tretë të Ligës së Evropës, Drita do të përballet me një nga humbësit e këtyre përballjeve: Lech Poznan – Breidablik, Shkëndija – Steaua Bukuresht dhe Hamrun Spartans – Dynamo Kyiv. Çifte me përvojë dhe cilësi që premtojnë duele të vështira, por interesante.

Pavarësisht sfidave, kualifikimi në rrethin e dytë ka rritur ndjeshëm moralin dhe besimin brenda klubit. Drita tashmë po shihet si përfaqësuese serioze e Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe synon të vazhdojë me rezultate pozitive.

Gjithashtu lexoni:

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale

Spanjë – Belgjikë, formacionet zyrtare

Francë – Marok, formacionet zyrtare

Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi

Kosova News 21/07/2025 21/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?