Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj do të vizitojë Kosovën ditën e hënë.
Kjo është bërë e ditur në një njoftim nga Kuvendi i Kosovës.
Begaj do të zhvillojë takim me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Sipas njoftimit mediet do të mund të marrin pamje në fillim të takimit.
Ky është njoftimi i plotë i Kuvendit të Kosovës:
Agjenda e kryetarit Glauk Konjufca, për të hënën, 15 gusht 2022.
Agjenda e kryetarit Glauk Konjufca, për të hënën, 15 gusht 2022Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.


