KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KEK reagon ndaj dezinformatave: Projekti A3 nuk është anuluar, por pezulluar përkohësisht
Ekonomi

KEK reagon ndaj dezinformatave: Projekti A3 nuk është anuluar, por pezulluar përkohësisht

Kosova News
Kosova News 17:25 -04/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) ka reaguar sot ndaj disa raportimeve dhe spekulimeve në publik duke sqaruar se projekti kapital “Rehabilitimi dhe Modernizimi i Njësisë A3 në Termocentralin Kosova A” nuk është anuluar, por është pezulluar përkohësisht si rezultat i një ankese të paraqitur në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Sipas KEK-ut, pezullimi është një veprim proceduror automatik, i përcaktuar nga Ligji për Prokurimin Publik (LPP), i cili hyn në fuqi në momentin kur një operator ekonomik dorëzon ankesë në OSHP.

“Ky është një mekanizëm standard ligjor dhe nuk përbën rast të veçantë. Zyrtari i Prokurimit ka ndërmarrë veprimet e nevojshme duke dorëzuar kërkesën për heqjen e pezullimit më 2 korrik 2025”, thuhet në reagimin e KEK-ut.

Korporata ka shprehur bindjen se ankesa e paraqitur është e pabazuar dhe ka kërkuar trajtim me prioritet të lartë nga OSHP, për shkak të rëndësisë strategjike të projektit për sektorin energjetik të vendit.

Në të njëjtën linjë është edhe raporti zyrtar i Ekspertit Shqyrtues të OSHP-së (nr. lëndës 2025/0579), i cili ka rekomanduar refuzimin e ankesës si të palejuar.

KEK ka ritheksuar përkushtimin për një proces transparent, të drejtë dhe konkurrues, në bashkëpunim me konsulencën e USAID, që ka ndihmuar në hartimin profesional të dokumentacionit të tenderit sipas standardeve ndërkombëtare.

Në fund, KEK i bën thirrje publikut dhe të gjitha palëve të interesuara që të mos bien pre e dezinformatave dhe të kontribuojnë në një debat të shëndoshë, të bazuar në fakte dhe ligjshmëri.

Gjithashtu lexoni:

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Vetëvendosje fton qytetarët: Shihemi në orën 23 në shesh bashkë me Albin Kurtin

Numërohen 40% të votave në nivel vendi, kjo është renditja e partive

Policia bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen katër armë pas rastit të kanosjes ndaj ministrit Sveçla

Policia jep detaje mbi aksidentin që i mori jetën Fatjon Bunjakut

Kosova News 04/07/2025 04/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?