KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Forbes”: Vizioni i guximshëm arkitektonik i Tiranës
Rajon

“Forbes”: Vizioni i guximshëm arkitektonik i Tiranës

Kosova News
Kosova News 20:41 -24/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

“Ndërtimi i Tiranës, vizioni i guximshëm arkitektonik që po riformëson kryeqytetin e Shqipërisë”. Me këtë titull, revista prestigjioze “Forbes” i ka kushtuar një reportazh të gjatë ndryshimit të Tiranës gjatë dekadës së fundit.

Nxitja ka ardhur nga festivali “Bukë dhe Zemër”, që mblodhi në kryeqytetin shqiptar mbi 150 arkitektë nga e gjithë bota, të përzgjedhur personalisht nga kryeministri Edi Rama, në një mundësi për të riimagjinuar rrënjësisht Tiranën.

Shkrimi nis me një vlerësim për kryeministrin Rama, që sipas “Forbes”, është një nga nxitësit kryesorë të transformimit të kryeqytetit.

“Ndërtesat e ulëta të qytetit të shekullit të 20-të, të epokës fashiste dhe sovjetike, po bëhen shpejt të zbehta nga një mori rrokaqiejsh eksperimentalë dhe në disa raste jashtëzakonisht të çuditshëm, të projektuar nga arkitektë ndërkombëtarë të profilit të lartë”, shkruan Forbes.

Revista prestigjioze citon kryeministrin Rama se qëllimi nuk është ndërtimi i monumenteve prej guri, por i hapësirave me kuptim. Për këtë, Forbes shkruan se në dispozicion të arkitektëve ndërkombëtarë është vënë Bulevardi i Ri i Tiranës, ku ata mund të lënë të lirë imagjinatën e tyre.

Së shpejti, zemra e kryeqytetit do të jetë shtëpia e apartamenteve luksoze, hapësirave të zyrave të klasit të parë, dyqaneve të nivelit të lartë dhe markave globale të hoteleve.

Në reportazh përmenden disa prej ndërtimeve shumëkatëshe të viteve të fundit në Tiranë, të cilat për nga forma e tyre tërheqin menjëherë vëmendjen.

Por Forbes nënvizon se Tirana ka tashmë edhe një treg imobiliaresh që nuk e ka pasur më parë. Çmimet në qendër janë më shumë se trefishuar për shkak të kërkesës së lartë për të pasur një pronë në këto ndërtesa.

Forbes shkruan se janë të shumta etiketimet që po merr tashmë Tirana: nga “Nju Jorku i ri në Adriatik” te një “Monako e re”, nëse vëren transformimin e bregdetit të Durrësit.

“Kombi që, për katër dekada nën diktatorin Enver Hoxha, e mbylli veten nga bota, tani po i hap krahët përmes arkitekturës”, shkruan Forbes./Tv Klan

Gjithashtu lexoni:

Shkupi e thyen heshtjen dhe prezanton përforcimin e parë

Kryebashkiaku i New York-ut: Mezi pres të vij në Shqipëri, djali im dëshiron të pensionohet në vendin tuaj

Shënohen sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri

Irani mirënjohës ndaj Vuçiqit: Eksporti i armëve është çështje e brendshme

“Të gjithë për Palestinën”, mbahet marsh protestues në Shkup

Kosova News 24/06/2025 24/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
71%
1 km/h
Wed
35 °C
Thu
37 °C
Fri
32 °C
Sat
31 °C
Sun
26 °C

Lajmet e Fundit

SHBA rihap ambasadën në Jerusalem pas armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit
09:02 -25/06/2025
Edhe sot temperatura të larta
08:44 -25/06/2025
Kuvendi tenton konstituimin për herë të 37-të
08:24 -25/06/2025
Irani miraton projektligjin për të pezulluar marrëdhëniet me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së
00:37 -25/06/2025
Erdoğan dhe Trump diskutojnë në Hagë për çështjet rajonale dhe globale
00:32 -25/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?