KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në Fushë-Kosovë nis ndërtimi i deposë qendrore të barnave, investohen një milion e 770 mijë euro
Lajme

Në Fushë-Kosovë nis ndërtimi i deposë qendrore të barnave, investohen një milion e 770 mijë euro

Kosova News
Kosova News 11:50 -24/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

U vu gurthemeli për depon e re qendrore të barnave në Kosovë, një projekt që synon të garantojë kushte të sigurta dhe standarde ndërkombëtare për ruajtjen e barnave.

Në ceremoninë e organizuar në Fushë Kosovë, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se ky projekt po i jep fund praktikës shumëvjeçare të ruajtjes së barnave në ambiente të papërshtatshme dhe të pasigurta.

“Jemi këtu në Fushë Kosovë për ta bërë përurimin e fillimit të punimeve për depon e re të barnave në Kosovë. Që nga privatizimi i Farmedit në vitin 2005, barnat në Kosovë janë mbajtur në ambiente të pasigurta, të papërshtatshme, me lagështi e rrjedhje uji. Ky objekt në Fushë Kosovë është pranë KQZ-së dhe këtu do të ruhen barnat sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. Punimet do të zgjasin 6 muaj, rreth 180 ditë, që do të thotë se aty nga viti i ri do ta bëjmë edhe përurimin e objektit të përfunduar. Ndërkaq, kostoja e gjithmbarshme është 1 milion e 770 mijë euro përafërsisht”, tha Kurti.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se ky është një moment i veçantë dhe emocional për të, duke theksuar rëndësinë që ka depoja për përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

“Ky projekt është një prej projekteve më të rëndësishme në shëndetësinë kosovare, pasi ka të bëjë me ruajtjen e barnave, që ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në cilësinë e shërbimeve për pacientët dhe qytetarët tanë. Për më shumë se 20 vjet, barnat janë ruajtur në ambiente aspak të përshtatshme për ruajtjen e tyre, në një ambient që nuk i plotëson kushtet. Më në fund, po ndërtohet një depo qendrore që do të jetë moderne. Do të kenë të integruara edhe sisteme të ndryshme digjitale që do të mundësojnë ruajtjen e barnave dhe menaxhimin e distribuimit sa më të mirë të tyre”, tha Vitia

Gjithashtu lexoni:

Udhëheqësit e NATO-s diskutojnë për Iranin gjatë samitit të Holandës

Shënohen sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri

Osmani: Republika e Kosovës garanton të drejta të barabarta dhe përfshirje të plotë për të gjitha komunitetet pa dallim

Pse nuk duhet të bëni dush me ujë shumë të nxehtë?

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit

Kosova News 24/06/2025 24/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
few clouds
33° _ 31°
29%
2 km/h
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
32 °C
Sat
31 °C

Lajmet e Fundit

Erdoğan dhe Trump diskutojnë në Hagë për çështjet rajonale dhe globale
00:32 -25/06/2025
Ambasadorja e ShBA-së në OKB: Sulmet amerikane e kanë dëmtuar aftësinë e Iranit për të zhvilluar një armë bërthamore
00:28 -25/06/2025
Udhëheqësit e NATO-s diskutojnë për Iranin gjatë samitit të Holandës
00:21 -25/06/2025
74 vjeçari nga Prizreni gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, policia nis hetimet
00:19 -25/06/2025
Deputetët nesër tentojnë për herë të 37-të konstituimin e Kuvendit
00:16 -25/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?