KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vushtrria përuron aparatin e mamografisë
Shëndetësi

Vushtrria përuron aparatin e mamografisë

Kosova News
Kosova News 14:33 -23/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Komuna e Vushtrrisë në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Islamic Relief Worldwide bëri përurimin e aparatit të mamografisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë qytet, një projekt që synon të mundësojë diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit tek gratë.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se ky projekt ka rëndësi të veçantë për shëndetin e grave vushtrriase.

“Sot, bashkë me Islamic Relief, e përuruam aparatin e mamografisë, i cili është i një rëndësie të veçantë për diagnostikimin e kancerit të gjirit në faza të hershme. Ky aparat i ka munguar shumë pacienteve dhe ka qenë shumë problematike për të shkuar në spitale apo qendra të tjera. Tani e tutje, të gjitha shërbimet do të ofrohen këtu”, tha Idrizi.

Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe Selvete Sholla, profesoreshë në pension dhe e mbijetuar e kancerit të gjirit, e cila tha se gratë e kësaj komune nuk do të maltretohen duke shkuar në qytete të tjera për të bërë mamografinë.

“Ka qenë shumë i nevojshëm për qytetin e Vushtrrisë. Unë i falënderohem edhe Zotit që e kam tejkaluar këtë sprovë dhe për momentin jam shumë mirë. Më vjen mirë që për gratë tona tash e tutje e kemi në Vushtrri aparatin, që të mos maltretohemi duke shkuar në qytete të tjera”, tha ajo.

Pjesë e ceremonisë ishin edhe përfaqësuesit e Islamic Relief, përfshirë themeluesin e organizatës, Hany El Banna dhe drejtorin për Kosovë dhe Shqipëri, Mohamed Soliman.

El Banna u shpreh se misioni i tyre është të jenë gjithmonë pranë njerëzve në nevojë.

“Ne jemi këtu për t’ju shërbyer, sepse Allahu na dha mundësinë të jemi shërbëtorët tuaj. Kjo është puna jonë: të jemi me ju gjatë gjithë kohës, edhe nëse nuk kemi burime. Sepse dashuria mes jush dhe nesh na bën të qëndrojmë këtu dhe të jemi shërbëtorët e njerëzve. Ne jemi shërbëtorët e njerëzve”, tha ai.

Ndërsa, drejtori i Islamic Relief për Kosovë dhe Shqipëri, Mohamed Soliman, vlerësoi bashkëpunimin e hershëm me Vushtrrinë dhe theksoi rëndësinë e projektit.

“Kemi këtë mamograf në qytetin e Vushtrrisë. Më kujtohet që puna me Vushtrrinë është shumë e veçantë për ne, sepse ishte qyteti i parë me të cilin filluam punën, pastaj erdhën edhe qytete të tjera dhe përfshiu edhe qeveria”.

“Sot, falë Zotit, kemi një projekt shumë të veçantë të mamografisë dhe shpresojmë që do të bashkëpunojmë në kontrollin bazë për gratë që vuajnë në heshtje. Ka një ngjarje shumë të veçantë që e shpallëm në prani të themeluesit tonë, Hani El Banna, i cili themeloi projektin e mamografisë në nivel global në vitin 1984. Sot, falë Zotit, kemi më shumë se 50 njësi mamografie në mbarë botën. Dr. Hani El Banna ishte i pari që erdhi në Kosovë në kohë lufte dhe ndihmoi të gjithë njerëzit në nevojë anembanë botës, duke mbështetur qytetarët e Kosovës në atë kohë të vështirë. Prandaj, është shumë e veçantë për ne që e kemi Hani mes nesh sot”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 23/06/2025 23/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore
15:46 -08/07/2026
Arrestohet në kufi kosovari që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika
15:27 -08/07/2026
Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së
15:12 -08/07/2026
Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti
14:48 -08/07/2026
Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
14:12 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?