KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » U martua me 13-vjeçaren rome dhe u bë me fëmijë, gjykata liron nga burgu 21-vjeçarin
Rajon

U martua me 13-vjeçaren rome dhe u bë me fëmijë, gjykata liron nga burgu 21-vjeçarin

Kosova News
Kosova News 17:02 -16/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Korçës shpalli këtë të hënë fajtor 21-vjeçarin Dritson Kurti, por megjithatë ai u lirua nga burgu dhe do të jetë në shërbim prove për një periudhë 5-vjeçare.

I riu 21 vjeçar u arrestua vitin e kaluar, pasi bashkëjetuesja e tij në atë kohë 13-vjeçare solli në jetë një fëmijë.

Kurti u dënua për veprën penale “marrëdhënie seksuale me të mitur”, pas kërkesës së Prokurorisë pranë Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë, e cila kërkoi shpalljen fajtor të tij dhe dënimin me 7 vite burg ndërsa më aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 4.8 vite.

Po vetë organi i akuzës i kërkoi gjykatës pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burg dhe vendosjen e Kurtit në shërbim prove për 5 vite.

Pala mbrojtëse pretendoi pafajësinë, duke argumentuar se marrëdhënia ishte pjesë e traditës së komunitetit rom, ndërsa gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë.

Avokati i Dritson Kurtit, Enea Cenko, u shpreh se klienti i tij nuk është i kënaqur me vendimin e Gjykatës së Korçës, pasi sipas tij, Kurti duhej të shpallej i pafajshëm.

“Gjykata e Korçës ka miratuar kërkesën e organit të akuzës duke zbatuar nenin 59 të Kodit Penal. E ka dënuar me 5 vite shërbim prove. Duhet theksuar se ky vendim nuk na kënaq, sepse unë vazhdoj të deklaroj që Dritson Kurti është i pafajshëm”, tha Cenko.

Ai theksoi se çështja nuk është ngritur me kallëzim nga bashkëjetuesja e mitur, por si procedim i nisur kryesisht nga prokuroria.

“Dua ta ritheksoj këtë, sepse nuk duhet të kënaqemi me nenin 59. Një pjesë e mirë e këtij komuniteti të nderuar në Shqipëri – që punojnë, respektojnë kulturën dhe njerëzit – kanë tradita ku martesa bëhet që në djep. Baballarët lidhen me njëri-tjetrin dhe martojnë fëmijët që të vegjël. Kjo është kultura e tyre dhe duhet ta respektojmë. Gjithsesi, kjo është një mundësi që Dritsoni t’i bashkohet familjes, të jetë pranë vajzës së tij të mitur, të cilën ende nuk e ka gëzuar plotësisht”, vijoi avokati.

Më tej, Cenko paralajmëroi ndjekjen e çështjes në instancat ndërkombëtare:

“Do të konsultohem me Dritsonin dhe, nëse vendosim ta ndjekim më tej këtë proces, unë do ta çoj çështjen deri në Gjykatën e Strasburgut për të kërkuar pafajësinë e tij të plotë. Ai është i pafajshëm. 70-80% e këtij komuniteti ndodhen në të njëjtat kushte”, përfundoi ai./Euronews Albania

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 16/06/2025 16/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?