Banorët e fshatit Nerodime të Komunës së Ferizajt, janë ankuar se shpeshherë në rrugët e tyre lokale të cilat lidhen me lokalitete të tjera, po shkaktohen aksidente të komunikacionit, shkaku i shpejtësisë së automjeteve që po zhvillohen vazhdimisht.
Ata, tashmë u janë drejtuar zyrtarisht edhe Komunës së Ferizajt për vendosjen e disa barrierave nëpër rrugët e fshatit dhe kanë njoftuar organet e Policisë së Kosovës në Ferizaj që të monitorojnë më shumë rrugët e këtij lokaliteti.
Këshilli i këtij fshati nëpërmjet një njoftimi ka sqaruar se tashmë kanë mbajtur takime edhe me zyrtarët komunal në Ferizaj për të gjetur mënyra për parandalimin e aksidenteve
‘’Duke parë gjendje e jashtëzakonshme me aksidente gjatë ditëve të fundit. Gjatë takimit me drejtorin e Shërbimeve Publike në Komunën e Ferizaj Alberton Sahiti se bashku me kryetarin e fshatit Avni Nuhaj dhe përfaqësuesit e fshatit Fadil Hajdari dhe Arbron Rekaj u mor vendim që të vendosen në fazë të përshpejtuar pengesat rrugore në lagjen ‘’Rekaj’’ në Fshatin Neredime e Epërme. Gjithashtu takimi vijoj edhe në Stacionin Policor ku u vendos që të jetë një patrullë kontrolluese policore në baza ditore në mënyrë që të parandalohen aksidentet e mëtutjeshme’’, thuhet në njoftimin e këshillit të fshatit Nerodime.