KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ZKA: Fushë-Kosova pagoi 850 mijë euro shtesë për vendime gjyqësore dhe përmbarimore
Lajme

ZKA: Fushë-Kosova pagoi 850 mijë euro shtesë për vendime gjyqësore dhe përmbarimore

Kosova News
Kosova News 21:48 -15/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Vonesa në kryerjen e obligimeve kontraktuale, lidhje të kontratave në mungesë të fondeve, e pagesa pa kryerjen e punimeve, ka evidentuar Zyra Kombëtare e Auditimit gjatë auditimit të pasqyrave financiare të Komunës së Fushë-Kosovës. Auditori ka evidentuar edhe shkelje në procedura të prokurimit

Afro 850 mijë euro i ka paguar Komuna e Fushë-Kosovës, si kosto shtesë, për procedura përmbarimore dhe vendimeve gjyqësore, shkaku i mospagesës me kohë të obligimeve ndaj kontraktueseve, si dhe atyre të dala nga kontrata kolektive për personelin arsimor.

Ndonëse Ligji për Menaxhimin e Parasë publike përcakton që çdo faturë e vlefshme dhe kërkesë për pagim për mallra dhe shërbime të furnizuara, apo punë të realizuara, të bëhet brenda 30 ditësh nga pranimi i saj, kjo komunë, në disa raste, është vonuar deri në 200 ditë kalendarike.

Sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, për Komunën e Fushë-Kosovës, 7 fatura, në vlerë totale prej afro 47 mijë euro, kanë mbetur pa u paguar brenda afatit kohor ligjor.

Sipas ZKA-së, vonesat në ekzekutimin e pagesave ishin nga 27 deri në 200 ditë kalendarike.

“Sipas regjistrit të siguruar nga komuna, gjatë vitit 2024, si rezultat i procedurave përmbarimore dhe vendimeve gjyqësore për mospagimin me kohë të obligimeve ndaj kontraktuesve, si dhe obligimeve nga kontrata kolektive për personelin arsimor, në emër të kamatave, tarifave të përmbarimit dhe shpenzimeve të tjera gjyqësore, janë paguar kosto shtesë në vlerë 847.882 euro”, thuhet në raportin e ZKA-së.

E, kjo, sipas ZKA-së, që i ka evidentuar dy raste të tilla, ka ndodhur për shkak të hyrjes në obligime financiare pa pasur fonde buxhetore të planifikuara dhe mangësive në menaxhimin e obligimeve.

Derisa në disa raste është vonuar me pagesa, në disa të tjera kjo komunë, në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, ka kryer pagesa pa u kryer punimet dhe furnizimi.

“Kontrata ‘Ndërtimi i palestrës sportive në fshatin Sllatinë e Vogël’, në vlerë prej 2.188,259€, janë paguar furnizime dhe punë të papërfunduara në tërësi në vlerë prej 361.775€. Kjo kishte ndodhur te pozicioni 14.7 – furnizimi, prodhimi dhe montimi i fasadës lineare me kapakë, në vlerë prej 21.025€, dhe pozicioni 14.8 – furnizimi, prodhimi dhe montimi i fasadës së ventiluar, sistemi i fasadës meteon, në vlerë prej 340.750€”, thuhet në raport

ZKA-ja i evidentoi edhe katër raste të ngjashme.

Gjatë auditimit në këtë Komunë u vu në pah se në pesë raste nuk u vazhdua masa e sigurisë së tenderit.

Mosvazhdimi i kësaj mase nuk e garanton mbulimin e dëmeve dhe shpenzimeve në rast të mospërmbushjes së kontratës nga ana e kontraktuesit.

Shkelje pati edhe në procedura të tenderimit. Komuna, sipas ZKA-së, përzgjodhi një operator të papërgjegjshëm për ndërtimin e shkollës fillore në rrugën “Fazli Grajçevci”.

Në raport thuhet se fituesi i tenderit nuk i kishte paraqitur pasqyrat e audituara në kopje të noterizuar, siç kërkohej me dosjen e tenderit dhe njoftimin për kontratë.

KOHA ka kontaktuar me Komunën e Fushë-Kosovës për ta marrë një qëndrim për gjetjet e ZKA-së, por zyrtarë të saj kanë thënë se aktualisht nuk kanë një të angazhuar për media dhe nënkryetari, i cili përgjigjet për çështje të Komunës, ndodhet në udhëtim zyrtar.

Komentet e komunës kanë munguar edhe në raportin e ZKA-së.

Gjithashtu lexoni:

Zyrtarë policorë ia shpëtojnë jetën një personi

SBASHK-u – mësimdhënësve: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës

Erërat e forta dëmtojnë rrjetin elektrik, Vitia me fshatra mbesin pa rrymë

Stuhi e fuqishme në rajonin e Gjilanit

MAShTI: Gjatë Testit të Arritshmërisë disa nxënës u larguan për përdorim të telefonave

Kosova News 15/06/2025 15/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Ismaili: BQK-ja për dy vjet kontribuoi me 35 milionë euro në buxhet të Kosovës
23:12 -27/06/2025
Vuçiqi kërcënon para Vidovdanit në Kosovë: Do të vijë dita kur do të veshim fanella serbe lirshëm
23:09 -27/06/2025
Dy të lënduar, Policia deklarohet mbi aksidentin në Pejë
22:47 -27/06/2025
Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna
21:55 -27/06/2025
Të shtëna me armë në Prishtinë
21:18 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?