Raportohet se Izraeli ka nisur një sulm të ri ndaj kryeqytetit iranian, Teheranit, ku janë dëgjuar zëra të fuqishëm shpërthimesh. Mediat iraniane raportojnë se një depo nafte në lagjen Shehran është goditur nga forcat izraelite.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz, në një postim në rrjetin social X, shkroi: “Teherani po digjet.”
Autoritetet iraniane konfirmuan se zjarri i shkaktuar nga sulmi është vënë nën kontroll, ndërsa pas sulmit është raportuar ndërprerje e energjisë elektrike në zonën e Shehranit.
Ky sulm vjen pas një serie goditjesh të rënda që Izraeli ndërmori më 13 qershor, duke shënjestruar objektiva strategjike të Iranit, përfshirë qendra bërthamore dhe strukturat më të larta ushtarake.