Një numër aktivistësh dhe qytetarësh janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për Paradën e Krenarisë, e cila organizohet në kuadër të “Javës së Krenarisë 2025”.
Në Paradën e Krenarisë po merr pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Këtë vit Parada e Krenarisë ka moton “Asnjë Hap Mbrapa” dhe pjesëmarrësit do të marshojnë deri në sheshin “Zahir Pajaziti” në Kryeqytet
Parada do të përmbyllet me një koncert në Bibliotekën Kombëtare, i cili tashmë është tradicional për mbylljen e paradës.
Java e Krenarisë për vitin 2025 ka nisur më 09.06.2025 dhe kjo është hera e nëntë e organizimit të saj në Kosovë.
Vitin e kaluar kishte marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

