KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Problemet me përcaktimin e çmimeve të produkteve farmaceutike, reagon Shoqata
Shëndetësi

Problemet me përcaktimin e çmimeve të produkteve farmaceutike, reagon Shoqata

Kosova News
Kosova News 11:29 -13/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Shoqata e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës (SHDPFMK) ka shprehur shqetësimin lidhur me krizën që po vazhdon prej pothuajse dy vitesh në procesin e përcaktimit të marzhave të çmimeve me pakicë dhe shumicë për produktet medicinale në Kosovë.

Në një reagim publik, SHDPFMK thekson se mungesa e funksionimit efektiv të Komisionit për Deklarimin e Çmimeve pranë Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) ka sjellë pasoja të rënda në tregun farmaceutik vendor.

Anëtarët e shoqatës kanë raportuar mungesa të shumta të produkteve medicinale, si dhe pamundësi për furnizimin e tyre me banderola për shkak të mos-publikimit në kohë të vendimeve me çmimet e miratuara nga MSH.

Më poshtë lexoni reagimin e plotë: 

Në vazhdën e komunikimit dhe reagimeve të mëhershme lidhur me problematikën gati 2 vjeçare të mosfunksionalizimit të procesit dhe procedurave mbi përcaktimin e marzhave të çmimeve me pakicë dhe shumicë të produkteve medicinale pranë komisionit për deklarimin e çmimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, pas ankesave të numërta që kemi pranuar nga anëtaret e SHDPFMK, mungesës së një numri të konsiderueshëm të produkteve medicinale në treg, pamundësisë së furnizimit të produkteve medicinale me banderola si rezultat i mospublikimit të vendimeve me çmimet e miratuara në kohë nga ana e MSH, pamundësisë së takimit zyrtar me Ministrin e Shëndetësisë Vitia për dy vite, zëvendësministrin Berisha apo instancat tjera relevante përkundër kërkesave dhe tentimeve të vazhdueshme, njoftojmë opinionin e gjerë, profesionistët shëndetësor, barnatoret dhe pacientët me anë të këtij reagimi publik përmes mediave tuaja si në vijim se:

Ekziston një numër i konsiderueshëm i çmimeve të produkteve medicinale të cilat komisioni (pa u bazuar në dispozitat ligjore dhe procedurat e kriteret e përcaktimit të çmimit) në shumicën e rasteve ka ulur çmimet në masë drastike pavarësisht çmimit mesatar të vendeve referente të përcaktuara me ligjin për përcaktimin e çmimeve aq sa kompanive u pamundësohet furnizimi nga prodhuesit përkatës;

Në shumë raste ka gabime teknike në mënyrën dhe formën e përcaktimit, madje duke u përmendur edhe diferenca prej 30% (pa bazë ligjore prej listës paraprake të MSH) për produkte dhe kompani të caktuara ku si rezultat ka akoma produkte të cilat kanë aplikuar për deklarim të çmimeve por që MSH nuk i ka publikuar akoma. Për më tepër çmimi i MSH nuk ka bazë ligjore në shumë raste, sepse komisioni ka trajtuar njëjtë të gjitha format e çmimeve si CIP, si EX work, si WSP, etj.

Më datë 05.06.2025 është publikuar Lista Zyrtare e Çmimeve të Produkteve Medicinale – Versioni 1.4, e cila është përcjellë me Vendimin Nr. 42/VI/2025, me numër protokolli 05-4280 të datës 04.06.2025. Pas një analize të hollësishme nga ana e anëtarëve të Shoqatës së Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës-SHDPFMK, kemi konstatuar me shqetësim se kjo listë nuk përmban ndonjë ndryshim substancial për shumicën e produkteve medicinale, për të cilat janë dorëzuar kërkesa të rregullta muaj pas muaji për ndryshimin e çmimeve të këtyre produkteve në mënyrë që të procedohen me prioritet për shkak të gjendjes së krijuar.

Ashtu si në versionet paraprake të kësaj liste, edhe në listën e fundit për shumicën e produkteve çmimet janë publikuar të pandryshuara, duke lënë përshtypjen se Komisioni për Çmimet e Produkteve Medicinale nuk i ka shqyrtuar fare kërkesat e anëtarëve tanë. Kjo qasje nuk përkon me Ligjin Nr. 08/L-220 për Çmimin e Produkteve Medicinale, i cili përcakton qartë kriteret për caktimin e çmimeve, po ashtu, nuk përkon me mandatin dhe detyrat e përgjegjësitë e Komisionit dhe të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në këtë situatë, anëtarët tonë përballen pa fajin e tyre me pasoja të rënda, të cilat rrezikojnë jo vetëm mbijetesën e bizneseve si operatorë farmaceutik, por edhe furnizimin e rregullt të tregut farmaceutik të Kosovës.

Ndër shqetësimet kryesore vlen të përmendim:

Vështirësi në përmbushjen e kontratave me prodhuesit ndërkombëtarë, duke rrezikuar marrëdhëniet kontraktuale afatgjata dhe rrjedhimisht furnizimin për institucionet private dhe publike.

Pamundësinë për të planifikuar furnizimin për vitin 2026, çka mund të ndikojë drejtpërdrejt në vazhdimësinë e furnizimit me barna në tregun vendor.

Probleme me procesin e pajisjes me banderola, duke bërë që shumë produkte të importuara të mbesin jashtë tregut për shkak të çmimeve të pa përditësuara, ndërkohë që janë kryer obligimet tatimore dhe po rrezikohet skadenca e tyre.

Për shkak të situatës së krijuar, po rrezikohet shëndeti publik në Republikën e Kosovës.

Rritja e vazhdueshme e inflacionit dhe e kostove operative për shkak të situatës ekonomike globale me impakt në ekonominë vendore;

Rritja e çmimeve nga prodhuesit, si pasojë e ngritjes së çmimeve të lëndëve të para dhe shpenzimeve logjistike;

Mungesa globale e produkteve medicinale, e cila tashmë po reflektohet edhe në vendet më të zhvilluara. 

Pa dashur të krijojmë huti apo panik, duke marrë parasysh të gjitha si më sipër, pasojat e mosveprimit institucional do të ndjehen shumë shpejtë dhe mund të jenë të dëmshme për të gjithë sistemin shëndetësor të vendit sidomos në furnizimin e rregullt me barna.

Edhe njëherë, siç kemi theksuar edhe në komunikimet tona të mëparshme, jemi të gatshëm për një takim të përbashkët me të gjithë akterët relevant, ku do të paraqesim në detaje të gjitha shqetësimet dhe propozimet e anëtarëve tonë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme, në pajtim me Ligjin aktual (Nr. 08/L-220) dhe për të përmbushur misionin tonë profesional në garantimin e një furnizimi të qëndrueshëm dhe të sigurt me produkte farmaceutike për tregun e Kosovës. 

Gjithashtu lexoni:

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Kosova ndalon importin e deleve e dhive nga Shqipëria

Kurti e Vitia marrin pjesë në përurimin e renovimit të Repartit të Pulmologjisë në Prizren

Në çfarë moshe duhet që një vajzë ta ketë kontrollin e parë gjinekologjik? Flet doktoresha Merita Demiri Demolli

Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë

Kosova News 13/06/2025 13/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
25°C
Pristina
clear sky
26° _ 24°
36%
4 km/h
Sat
24 °C
Sun
26 °C
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
28 °C

Lajmet e Fundit

Anulohet raundi i ri i negociatave bërthamore SHBA-Iran në Oman
18:38 -14/06/2025
Përderisa Kosova thellon bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me SHBA-në, Çitaku thotë se “Kurti ka djegur të gjitha urat”
18:06 -14/06/2025
Eksluzive: Policia e Kosovës ndalon 3 policë të Serbisë në pikat kufitare me Serbinë
17:51 -14/06/2025
125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit
17:28 -14/06/2025
Zyra e BE-së në Prishtinë qorton KPK-në: Dorëheqjet e parakohshme të bashkërenduara e vonojnë reformën, zhvillimet janë për keqardhje
17:13 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?