Universiteti i Prishtinës vazhdon të zgjerojë partneritetet në arenën akademike ndërkombëtare.
Gjatë vizitës intensive dyditore në Hungari nga rektori Arben Hajrullahu dhe prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, Rozafa Basha, u nënshkruan gjashtë marrëveshje bashkëpunimi me disa nga universitetet më të rëndësishme të këtij vendi.
Përmes një njoftimi në “Facebook”, bëhet e ditur se UP ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa nga universitetet e njohur të Hungarisë.
Ndërsa kjo agjendë intensive vjen menjëherë pas suksesit të fundit të UP-së në renditjen ndërkombëtare Times Higher Education (THE) 2025, përbën dëshmi të qartë se ndërkombëtarizimi nuk është më vetëm një synim strategjik, por një realitet.
“Rritja e numrit të studentëve nga Kosova që ndjekin studime në Hungari, falë bursave evropiane dhe atyre hungareze, si dhe zgjerimi i shkëmbimeve akademike me institucionet hungareze, po ndërton ura të qëndrueshme dhe afatgjata bashkëpunimi”, thuhet në njoftim.