KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » I vihet gur themeli i Institutit Special në Zborc të Shtimes
Shëndetësi

I vihet gur themeli i Institutit Special në Zborc të Shtimes

Kosova News
Kosova News 14:58 -02/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

I është vënë gur themeli i objektit të Institutit Special në fshatin Zborc të Shtimes.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se objekti do të ketë një sipërfaqe mbi 6,800 metrash katrore dhe do të përfundojë brenda dy vjetësh, me një kosto prej 6.3 milionë eurosh.

“Makineritë janë gati, punëtorët po ashtu. Vumë gur themelin e ndërtesës së re. Ditë e rëndësishme për pacientët e Entit Special dhe zhvendosja nga ndërtesa e vjetër ka qenë nevojë e kahershme e Komunës së Shtimes. Është lajm i mirë për Komunën e Shtimes”, tha Kurti.

Nga ana tjetër kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, e cilësoi ditën si historike për qytetarët e komunës.

“Brenda një kohë të shkurtër po fillon ndërtimi dhe brenda dy vjetësh do të implementohet si projekt dhe pacientët do të kenë kushte më të dinjitetshme në qetësinë e tyre”, tha ai.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, theksoi rëndësinë e këtij projekti për përmirësimin e kushteve të pacientëve në të gjithë Kosovën.

“Sot jemi në një moment të bukur kur po vihet gur themeli dhe brenda dy vjetësh këta pacientë do të kenë një institucion, që do të jetë me kushte shumë më të mira për të gjithë qytetarët me këto probleme nga e tërë Kosova”, tha Vitia./Indeksonline/

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 02/06/2025 02/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore
15:46 -08/07/2026
Arrestohet në kufi kosovari që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika
15:27 -08/07/2026
Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së
15:12 -08/07/2026
Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti
14:48 -08/07/2026
Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
14:12 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?