Vajza e një gruaje gjashtëdhjetenëntëvjeçare ka thënë se është “mrekulli” që nëna e saj është ende gjallë pas dyqindedyzetepesë ditësh qëkur ajo ka hyrë në grevë urie, për shkak të burgosjes së djalit të saj në Egjipt.
Laila Soueif për dyqindedyzetepesë ditë mbijetoi me ujë dhe kripëra rihidratimi, pasi hyri në grevë urie më njëzetenëntë shtator dymijenjëzetekatër, një ditë pasi djali i saj Alaa Abd el- Fattah, do të lirohej pas dënimit pesë vjet burg, gjë e cila nuk ndodhi.
Laila u pranua në spitalin Saint Thomas të Londrës të enjten dhe mes frikës për jetën e saj, vajza e saj Sanaa Soueif tha sot për Sky News se dy netët e fundit ishin “me të vërtetë të vështira”.
“Është një mrekulli që nëna është gjallë,” tha ajo. “Në një moment aparati i sheqerit në gjak nuk po lexonte, por mamaja ime është ende e vetëdijshme. Ajo po vazhdon.”

Aktivisti Fattah ka qenë në burg pak a shumë vazhdimisht që nga viti dymijekatërmbëdhjetë për rolin e tij në protestat pro-demokratike të Pranverës Arabe në dymijenjëmbëdhjetë. Ai ishte për pak kohë i lirë për gjashtë muaj përpara se të arrestohej në vitin dymijenëntëmbëdhjetë për “përhapjen e lajmeve të rreme” pasi ri-postoi një raport që thoshte se një i burgosur tjetër kishte vdekur në paraburgim.
“Kam nevojë që qeveria britanike ta trajtojë vëllain tim si peng. Nuk ka asnjë meritë ligjore për ta mbajtur atë më gjatë,” tha Sanaa.

Duke iu drejtuar faktit që Britania e Madhe dhe Egjipti kanë lidhje të forta diplomatike, ajo shtoi: “Nëse nuk mund t’i bëni miqtë tuaj të respektojnë qytetarët tuaj, atëherë çfarë shansi keni me armiqtë?”
Në një letër drejtuar Laila dhe të ndarë nga familja e saj, një mjek paralajmëroi të premten se ajo është në një “rrezik të menjëhershëm” të vdekjes së papritur.

Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme britanike deklaroi të shtunën se janë të shqetësuar për gjendjen shëndetësore të Laila dhe se janë në kontakte të rregullta me familjen e saj, si dhe autoritetet egjiptiane.

Më njëzetenëntë shtator dymijenjëzetekatër, Abd El-Fattah përfundoi dënimin e tij pesëvjeçar, por autoritetet egjiptiane vazhduan ta ndalonin në mënyrë arbitrare përtej afatit të tij të burgimit.
Sipas familjes së tij, autoritetet egjiptiane refuzojnë të njohin më shumë se dy vjet që Abd El-Fattah kaloi në paraburgim, duke shtyrë datën e lirimit në janar të vitit dymijenjëzeteshtatë.
