KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga banesë në gërmadhë, historia që u kthye në betejë gjyqësore për afër dy dekada
Lajme

Nga banesë në gërmadhë, historia që u kthye në betejë gjyqësore për afër dy dekada

Kosova News
Kosova News 21:15 -31/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Familjes Mustafa, pasi shtëpinë ia kishin djegur policia dhe ushtria serbe në luftë, pas luftës kishin lidhur kontratë me një ndërtues për ndërtimin e një objekti afaristo-banesor në tokën e tyre. Kjo do ishte shtëpia dhe e ardhmja e premtuar për familjen Mustafa. Por ata po kërkojnë të drejtën e tyre përmes gjykatës tash e 18 vjet, për dëmin që iu shkaktua, e ndërtimin që nuk u krye kurrë. 

Punimet ishin lënë në gjysmë, për disa vite, ata pretendojnë se nuk kishin rënë në kontakt me ndërtuesin Bujar Gorani. Në përpjekjet për të rënë në kontakt, duke iu dërguar edhe shkresa,  Mustafa thotë se në 2007 u detyruan t’i drejtohen gjykatës.

“Padinë e kemi bo me 30 gusht, 2007”, thotë qytetarja Xhevahire Mustafa.

Paditës ishin vëllezërit Nazmi dhe Sami Mustafa, si dhe djali i vëllait të tyre  Faruk Mustafa.

Duke qenë se kishin kaluar vite duke jetuar me qera, Nazmi Mustafa vendos të investoj vet në banesën e papërfunduar. E me mungesa elementare, ai bashkë me familjen vendos të banoj në këtë ndërtesë që më shumë i ngjanë një gërmadhe.

Vajza e Nazmi Mustafës, Afërdita Shehu, ndonëse e ka problem të flas para kamerave,  ajo është shprehur përmes një letre.

“Me insistimin tonë maksimal u detyruam t’i tërhiqnim nga ajo banesë (katrahurë). Në atë kohë edhe nëna pësoi një aksident duke zbritur shkallëve poshtë, në mungesë të mbrojtësve anësore, pasoja të cilat i vuan edhe tani”, thotë ajo.

Palët padinë e kishin ushtruar në Gjykatën Komunale të Mitrovicës, por, për shkak të kompetencave territoriale, lënda kishte kaluar në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Megjithëse padia u bë në vitin 2007, seanca e parë u mbajt 14 vjet pas, më 3 mars 2021.

“Pasi ka mbërri lënda në Prishtinë në 2014, seanca e parë është mbajte me 3 mars 2021. Deri në atë kohë nuk ka ndodhë me Gjykatë, kurgjo s’ka ndodhë, kemi pas disa takime me pronarin edhe njëherë kemi fillu me e thirrë, me u taku por s’kemi mujt me u marrë vesh asnjëherë”, ka thënë Xhevahire Mustafa.

Bashkëshorti i Xhevahires, Sami Mustafa do ndërronte jetë, pa marrë kjo lëndë një epilog.

“Ka ndiku shumë keq, sidomos ka ndiku keq në burrin tim, ai kërkonte gjithnjë që të jetonte në banesën e vet, të vdes në banesën e vet, mirëpo ajo dëshirë nuk iu plotësua dhe ne nuk ishim në gjendje as ta varrosnim në vendlindje për shkak të papërgjegjësisë së investuesit, për shkak të egoizmit të tij, kështu që u detyruam ta varrosnim në Gjermani, se në atë kohë ishte edhe koha e pandemisë, ai kulminacioni i pandemisë ku nuk mujtem as me gjete banesë me qera për me e pru kufomën, për me i kry ato obligimet mortore, kjo ka ndiku me se shumti”, ka thënë ajo.

Për përfundim të punimeve, familja Mustafa thotë se ishin munduar të bënin një marrëveshje tjetër në vitin 2015. Sipas tyre, Gorani kishte kërkuar që familja ta përkrahte në përfundim të punimeve, por me kërkesën që këta të fundit të hiqnin dorë nga pretendimet për kompensim.

Familja Mustafa thotë se kishin ofruar mbështetjen  e tyre për përfundimin e punimeve, por jo të heqin dorë nga kompensimi.

Megjithëkëtë,  në përpjekjet për një marrëveshje, familja thotë se ishin pajtuar që të ulnin vlerën e kompensimit dhe investimit që ata kishin bërë në objekt, por që ndërtuesi Gorani, ka refuzuar. /Betimi për Drejtësi/

Gjithashtu lexoni:

Kurti takon antropologen Reineck dhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”

Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje

Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Kosova News 31/05/2025 31/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit
18:30 -23/07/2026
Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë
18:28 -23/07/2026
Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare
18:25 -23/07/2026
Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit
17:51 -23/07/2026
Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën një 19-vjeçar
17:48 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?