KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria në detyrë mori disa vendime në mbledhjen e sotme të radhës
Politikë

Qeveria në detyrë mori disa vendime në mbledhjen e sotme të radhës

Kosova News
Kosova News 13:30 -29/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje, në të cilën ka marrë disa vendime që prekin fusha të ndryshme të administrimit publik, arsimit, shëndetësisë dhe zhvillimit lokal.

Ndër vendimet e miratuara në këtë mbledhje ishin emërimet e reja në pozita drejtuese:

“Znj. Fikrije Zymberi është emëruar Drejtoreshë Ekzekutive e Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur; Znj. Besa Bytyqi-Baraliu është emëruar Drejtoreshë e Përgjithshme e Inspektoratit të Arsimit; Znj. Sebahate Bushrani Ibraimi është emëruar Drejtoreshë Ekzekutive e Agjencisë së Meteorologjisë së Kosovës; Z. Labinot Zeqiri është emëruar Kryeinspektor i Inspektoratit Qendror të Shëndetësisë”, njofyon zyra e Kryeministrit.

Ka bërë edhe emërime të komisioneve ad-hoc për vlerësimin profesional për pozitat e larta drejtuese në Agjencinë Qendrore të Prokurimit dhe në Thesarin e Kosovës.

Miratimin e Komisionit të Ankesave për Shtetësi, i cili do të funksionojë si organ i pavarur administrativ për trajtimin e ankesave në këtë fushë, duke synuar transparencë dhe mbrojtje të të drejtave të qytetarëve.

Qeveria gjithashtu, ka bërë ndarjen e mjeteve financiare: 20,721 euro për kontributin vjetor të Kosovës në Qendrën Rajonale të MARRI (Nisma Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë).

Miratin preliminar për shpronësime publike në zonën kadastrale Lutogllavë të Komunës së Pejës, për realizimin e projektit të deponisë së re sanitare.

Si dhe ka vendimin për rialokimin e fondeve në vlerë prej 4.5 milionë eurosh në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për mbështetje të 25 projekteve kapitale në bashkëpunim me komunat dhe donatorët ndërkombëtarë.

“|Ndryshime ligjore në tabelat e barnave narkotike dhe substancave psikotrope në përputhje me konventat ndërkombëtare. Aprovim i Planit të rishikuar të Veprimit 2025-2026 për zbatimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026, me qëllim rritjen e autonomisë lokale dhe ofrimin e shërbimeve më të efektshme në nivel komunal”, njofton tutje zyra e Kryeministrit.

Këto vendime, sipas Qeverisë në detyrë, pasqyrojnë vazhdimësinë institucionale dhe përkushtimin për përmirësim të qeverisjes dhe efikasitetit në shërbime publike.

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: Punimet për Parkun Industrial në Frashër po ecin shumë mirë

Bajrami kërkon ndryshime në Kuvendin e partisë: LDK-ja nuk duhet të jetë shtojcë e asnjë partie

Abdixhiku thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së

Konjufca: Nuk kam synime për postin e presidentit, duhet kompromis ndërmjet partive

Konjufca: Franca, partnere kyç në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Kosova News 29/05/2025 29/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Kusari-Lila: Punimet për Parkun Industrial në Frashër po ecin shumë mirë
18:52 -27/07/2026
Bajrami kërkon ndryshime në Kuvendin e partisë: LDK-ja nuk duhet të jetë shtojcë e asnjë partie
18:45 -27/07/2026
UEFA ndryshon rregullat: Organizatorët e Euro 2028 nuk kualifikohen direkt
18:38 -27/07/2026
Aksident trafiku në Klinë, lëndohen tre persona
18:15 -27/07/2026
Murati nënshkruan marrëveshje 60 milionë euro me Agjencinë Franceze për Zhvillim për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
17:52 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?