KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama: Anëtarësimi në BE, mundësi historike
Rajon

Rama: Anëtarësimi në BE, mundësi historike

Kosova News
Kosova News 21:47 -20/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për televizionin austriak ORF, ka deklaruar se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të përfunduar negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian deri në fund të vitit 2027, me synimin për t’u bërë vend anëtar deri në vitin 2030.

“Procesi i anëtarësimit është një mundësi historike, por nuk është një mundësi që do të zgjasë përgjithmonë nëse nuk jemi në gjendje të përmbushim kërkesat”, tha Rama.

Ai theksoi se konteksti gjeopolitik i krijuar nga lufta në Ukrainë ka përshpejtuar domosdoshmërinë e zgjerimit të BE-së, duke shtuar se “për fat të keq, ‘ndihma’ e Vladimir Putinit ishte e nevojshme për të rinisur shpejt proceset e integrimit që ishin lënë pas dore.”

I pyetur për skepticizmin që ekziston në disa vende anëtare të BE-së mbi zgjerimin, Rama u shpreh se Shqipëria duhet të fokusohet te puna konkrete dhe jo tek rezultati përfundimtar.

“Duhet të përqendrohemi në përmbushjen e angazhimeve tona. Nuk duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës, por për atë që po luajmë aktualisht”, shtoi ai.

Në lidhje me kapacitetin e administratës shqiptare për të përmbushur të gjitha detyrimet brenda afateve të vendosura, Rama u shpreh optimist, duke përmendur edhe përdorimin e teknologjive të reja.

“Tani kemi në përdorim edhe inteligjencën artificiale, e cila përshpejton transferimin e ligjeve të BE-së në sistemin tonë ligjor.”

Gjithashtu lexoni:

Serbia po i huazon 1,9 miliard euro për blerjen e 12 avionëve “Rafale”

“Luani kundër Shqipërisë, mposhtni ata”, Vucic me kërkesë ndaj trajnerit të Serbisë

Përfundon numërimi në Tiranë, Majko nuk i siguron votat për Kuvend

Shtyhet seanca përgatitore për Ligjin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut

Putini tallet me BE-në përmes Vuçiqit, Brukseli hesht dhe e paguan

Kosova News 20/05/2025 20/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
few clouds
11° _ 10°
86%
1 km/h
Wed
21 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C
Sat
15 °C

Lajmet e Fundit

Sorensen diskuton me zyrtarët e lartë gjermanë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi
23:02 -20/05/2025
Serbia po i huazon 1,9 miliard euro për blerjen e 12 avionëve “Rafale”
22:47 -20/05/2025
Kurti: Ambasadorët nuk i thërras për të folur për çështje të brendshme të Kosovës
22:23 -20/05/2025
Ushtarët amerikanë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje me ekipet e kërkim-shpëtimit në Kosovë
22:13 -20/05/2025
Kurti: PDK-ja duhet të jetë në opozitë minimalisht edhe një mandat
21:23 -20/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?