KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MAShTI organizon manifestimin tradicional “Festa e Abetares”
Arsim

MAShTI organizon manifestimin tradicional “Festa e Abetares”

Kosova News
Kosova News 18:19 -16/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka organizuar për të pesëmbëdhjetin vit me radhë manifestimin tradicional “Festa e Abetares”, i cili këtë vit është mbajtur në qytetin historik të Prizrenit.

Në këtë ngjarje madhështore morën pjesë nxënës të klasave të para nga të gjitha trevat shqiptare: Kosova, Shqipëria, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia e Veriut, së bashku me mësimdhënësit dhe përfaqësues të institucioneve arsimore.

Në emër të Ministrisë së Arsimit, para të pranishmëve ka folur zëvendësministri i Arsimit, Arsim Ademi, i cili falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe përkushtimin në promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare. Ai theksoi rëndësinë që ka Abetarja si libri i parë që hap rrugën drejt dijes dhe si themel i ruajtjes së identitetit kombëtar.

“Gjuha shqipe ka mbijetuar nëpër shekuj përkundër sfidave të shumta, dhe sot ne e festojmë atë si simbol të unitetit tonë kombëtar,” u shpreh Ademi, duke përmendur edhe lansimin e Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri në vitin 2022 si një rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm ndërinstitucional në fushën e arsimit.

Ai i inkurajoi të rinjtë që të qëndrojnë pranë librit dhe dijes, dhe të kultivojnë dashurinë për gjuhën shqipe, si rrugë drejt formimit të qytetarëve të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për trashëgiminë e tyre kulturore.

Fjalë rasti në këtë manifestim mbajtën edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përfaqësuesja e Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, Matilda Hoxha, si dhe përfaqësues nga Lugina e Preshevës dhe Maqedonia e Veriut, të cilët përgëzuan organizimin dhe rëndësinë e kësaj feste për ruajtjen e identitetit kombëtar përmes gjuhës dhe arsimit.

Me këtë rast, MAShTI ndau mirënjohje për 7 koordinatorët e shkollave nga Kosova, si dhe për shkollat pjesëmarrëse nga Shqipëria, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia e Veriut, si shenjë mirënjohjeje për angazhimin dhe kontributin e tyre në realizimin e kësaj ngjarjeje të veçantë.

Gjithashtu lexoni:

68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës

Kurti, Rama e Nagavci inspektojnë punimet në ndërtimin e çerdhes së re në lagjen e Medresesë dhe shkollës së re në lagjen Prishtina e Re

Vendoset sot gurthemeli i çerdhes në Bardhosh-Prishtin

SBASHK-u – mësimdhënësve: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës

MAShTI: Gjatë Testit të Arritshmërisë disa nxënës u larguan për përdorim të telefonave

Kosova News 16/05/2025 16/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

LDK-ja dorëzon në orën 14:30 lëndën në Kushtetuese për komisionin për votim të fshehtë
12:00 -04/07/2025
Osmani: Nëse s’ka konstituim të kuvendit brenda 30-ditësh do të ketë pasoja juridike
11:52 -04/07/2025
Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit
11:16 -04/07/2025
Kurti uron kadetët e rinj të FSK-së: Jeni shtylla e ndërtimit profesional të ushtrisë sonë
11:06 -04/07/2025
BE i kërkon Serbisë t`i ndjekë penalisht autorët e sulmit të Banjskës
10:49 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?