KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë, shembull i suksesit në arsimin e lartë falë mbështetjes nga Qeveria e Kosovës
Arsim

Kurti: Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë, shembull i suksesit në arsimin e lartë falë mbështetjes nga Qeveria e Kosovës

KosovaNewss
KosovaNewss 18:52 -15/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, morën pjesë në ceremoninë e shënimit të 15-vjetorit të Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë (IBCM), një institucion i arsimit të lartë që ka luajtur rol të rëndësishëm në përgatitjen e kuadrove të kualifikuara në vendin tonë.

Në fjalën e tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi rëndësinë e arsimit si një proces jetësor dhe themelor për ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme. Ai vlerësoi rolin e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë si shembull i suksesit në arsimin e lartë, falë mbështetjes së vazhdueshme nga Qeveria e Kosovës. Që nga viti 2023, kolegji financohet tërësisht nga MAShTI, duke garantuar cilësi dhe vazhdimësi akademike për studentët e tij.

Me këtë rast, ministrja Nagavci u shpreh se suksesi dhe qëndrueshmëria 15-vjeçare e IBCM-së dëshmojnë përkushtimin e palëkundur ndaj zhvillimit të arsimit të lartë në Kosovë. Ajo theksoi se ky institucion, që fillimisht u themelua si projekt i përbashkët me Bashkimin Evropian, sot funksionon falë mbështetjes së vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit.

“Vendimi që IBCM të jetë kolegji i parë publik i financuar nga Qeveria e Kosovës është një dëshmi konkrete e angazhimit tonë për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë. Deri më tani, mbi 5 milionë euro janë investuar në këtë institucion, duke kontribuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim,” tha ministrja Nagavci.

Ajo shtoi se gjatë këtij mandati, Ministria ka ndërmarrë një sërë politikash për të krijuar kushte sa më të mira për studentët, me fokus të veçantë në mbështetjen e grupeve që kanë nevojë për përkujdesje të shtuar. Po ashtu, është promovuar dhe zgjeruar hapësira për hulumtime shkencore, përmes mbështetjes financiare dhe krijimit të kushteve për realizimin e tyre.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci theksoi përparimet në procesin e akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë, me miratimin e Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim – një ligj unik në llojin e tij. Ajo po ashtu rikujtoi ringjalljen e Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe miratimin e Programit Kombëtar të Shkencës 2023–2028, si dëshmi e përkushtimit për ngritjen e cilësisë së kërkimit shkencor në Kosovë.

Në ceremoni kanë marrë pjesë ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve

Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian

Ziadeh takohet me Sorensen, e vazhdon mbështetjen për dialogun

KEK reagon ndaj dezinformatave: Projekti A3 nuk është anuluar, por pezulluar përkohësisht

Osmani: Nëse s’ka konstituim të kuvendit brenda 30-ditësh do të ketë pasoja juridike

KosovaNewss 15/05/2025 15/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
22:49 -04/07/2025
Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve
22:46 -04/07/2025
Kyle Walker befason me skuadrën e re
22:03 -04/07/2025
Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian
21:21 -04/07/2025
Osmani: Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh
20:11 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?