KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Departamenti i Shtetit: Sali Berisha mund të vijë në ShBA
Rajon

Departamenti i Shtetit: Sali Berisha mund të vijë në ShBA

Kosova News
Kosova News 14:50 -08/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

“Ne nuk do të lejojmë që marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it”

Me sa duket përpjekjet këmbëngjlëse të lobisrmtëve pranë PD- për të zhbërë vendimin e Blinken për Non Gratën e Berishës, që ata e konsiderojnë të padrejtë, po jep frytet e veta. Duket sikur Departamenti i Shtetit,  nën drejtimin e Marco Rubios ka nisur kthesën. Sinjalin e parë e ka dhënë gazetari amerikan Marc Caputo që punon për agjencinë “Axios”, një media me tepër influencuese sesa me lexueshméri të lartë. Ai është një reporter i njohur, i atashuar pranë Shtëpisë së Bardhë, dhe me këtë cilësi i ka bërë një pyetje Departamentit Amerikan të Shtetit, nëse kreu i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha mund të vizitojë Shtetet e Bashkuara.

Ai ka marrë një përgjigje pozitive.
Në një koment në rrjetin “X” ai thotë: “E pyeta Departamentin e Shtetit për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se ai mund të vijë në SHBA” – shkruan gazetari që publikon edhe përgjigjen e DASH.

Pikërisht këtu është interesante të lexohet me lupë teksti. Aty nuk flitet për heqje të sanksionit, por për raste përjashtuese.

“Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare”, i është përgjigjur DASH Marc Caputos. Pra duket sikur vendimi për të anulljmuar dekretin e Blknkenit ende nuk është marrë, por ka një qasje që politikisht ai të zhvlerësohet. Dhe kjo duket qartë në pjesën e dytë të deklaratës të lëshuar nga DASH. Sepse aty theksohet se vendimi i Blinken la qenë politik, se ai është marrë ́në mënhrë të dhshimtë dbe se ainm ka dëmtuar marëdhëniet mes dy popujve.

“Ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it” – thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit dërguar për gazetarin, ku togfjalshi “nuk do të lejojmë”, parathotë atë që do të ndodhë në të ardhmen.

Duket se gazetari Caputo ka lidhje të forta me njerëzit e Trump që punojnë aktualisht për Berishën. Ai ka shpërndarë edhe një shkrim të gazetës “Wall Street Journal” ku ka dhënë një intervistë drejtuesi i fushatës së PD-së, Chris LaCivita.

Ish-kryeministri Berisha dhe anëtarët e familjes së tij u shpallën “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit në 19 maj të vitit 2021. Lajmi u bë i ditur nga sekretari i Shtetit i asaj kohe, Antony Blinken.

Sipas tij, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike. Vetë Berisha nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat dhe madje ngriti edhe një padi ndaj Blinken në një gjykatë të Parisit. Për këtë vendim, Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe miliarderin George Soros./ ©LAPSI.al

Gjithashtu lexoni:

Raporti i PE-së, a do të bllokohet procesi integrues i Serbisë pas vizitës së Vuçiqit në Rusi?

Zhdukja e 29-vjeçarit në Klos pas shembjes së dheut, reagon sërish Ministria e Mbrojtjes

Kallas kritikon ashpër Vuçiqin për vizitën në Moskë

Arrestohet tre persona në Dubai të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, përkrahës të të shumëkërkuarit Talo Çela

“Shndrit, shndrit, shndrit” – faqja zyrtare e Eurovisionit publikon pamje nga provat e Shkodra Elektronike – skena për Shqipërinë duket spektakolare

Kosova News 08/05/2025 08/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
19° _ 18°
45%
12 km/h
Thu
17 °C
Fri
17 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
16 °C

Lajmet e Fundit

Therandë: Aktakuzë për zyrtarët komunalë – VV kërkon përgjegjësi për keqpërdorimet në ndërtimin e shkollës në Tërrnje
22:25 -08/05/2025
Imami i Qabesë, shejh Bandar Baleela, arrin për vizitë zyrtare në Kosovë
22:02 -08/05/2025
ATK u bën thirrje këngëtarëve: Respektoni obligimet tatimore gjatë sezonës verore
21:57 -08/05/2025
Raporti i PE-së, a do të bllokohet procesi integrues i Serbisë pas vizitës së Vuçiqit në Rusi?
21:54 -08/05/2025
Finalja PSG-Inter: Beteja që mund të vendosë ‘Topin e Artë’ – por në garë mbetet edhe Yamal
19:32 -08/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?