Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar kallëzim penal, për si thotë ajo, “për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-Kryeministrit Kurti dhe ish ministrave, të rizgjedhur deputetë”.
Deputetët e LDK-së, Hykmete Bajrami dhe Doarsa Kica-Xhelili erdhën në ambientet e Prokurorisë Speciale, të cilin e kanë paralajmëruar tash e sa kohë.
Ky kallëzim penal, sipas LDK-së në substancë ka të bëjë me keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve, duke mos dhënë dorëheqje me të marrë mandatin e deputetit, pas përfundimit të zgjedhjeve të 9 shkurtit.