Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi.
Në njoftim thuhet se ai po kërkohet për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprat Përdorim i armës dhe armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftim.
Tutje, policia thotë se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, mund të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]./