Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua me shtetësi nga Shqipëria dhe një tjetër nga Italia, nën dyshimin për “mundësim apo detyrim me prostitucion”.
Sipas njoftimit të Policisë përveç arrestimit është sekuestruar edhe një veturë dhe dy telefona celular.
“Me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./KosovaNews/


