Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut, në Vatikan.
Osmani arriti në Vatikan dje, ku u takua me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ndërkaq nga Kryeministria kanë njoftuar se drejt Romës është nisur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Në varrimin e Papa Françeskut po marrin pjesë mbi 200 mijë njerëz, me më shumë se 170 liderë botërorë që kanë shkuar për të bërë nderimet e tyre, gjithashtu.
Papa Françesku u nda nga jeta të hënën e 21 prillit, në moshën 88-vjeçare./