Gjatë ditës së sotme, ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se Komisioni Disiplinor i’a ka ndërprerë marrëdhënien e punës punëtorit me iniciale G.M.
“Trepça” ka njoftuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës
Sipas njoftimit, G.M. ka kryer këto vepra: “Moskryerje ose kryerje me papërgjegjësi ose me pakujdesi serioze të detyrave të punës”, “Keqpërdorimi i pozitës dhe tejkalimi i autorizimeve” dhe “Shkaktimi i dëmit me qëllim ose nga pakujdesia e rëndë”.
“Në bazë të këtyre shkeljeve, Komisioni Disiplinor, me vendim nr. prot: 2727, datë 23.04.2025, ka vendosur shqiptimin e masës disiplinore – ndërprerjen e marrëdhënies së punës ndaj z. G.M”, thuhet në njoftim.