Distria Krasniqi e ka mposhtur me lehtësi serben Milica Nikoliq në 1/8 e finales të Evropianit të xhudos që po mbahet në Podgoricë, shkruan KosovaNews.
Krasniqi dominoi përballjen e kategorisë deri 52 kilogramë, ndërsa Nikoliq në fund mori kartonin e kuq për shkak të një lëvizje të gabuar. Deri në momentin e asaj lëvizje Nikoliq kishte marrë dy kartonë të verdhë.
Në çerekfinale Krasniqi do të përballet me holandezen Naomi van Krevel. Në Evropian garoi edhe Laurine Gashi, e cila u eliminua në rrethin e parë.