Ministri në detyrë i Financave, deputet i zgjedhur Hekuran Murati në një prononcim të shkurt për media para hyrjes në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive ka thënë se uron që opozita të ketë reflektuar.
“Uroj që opozita të ketë reflektuar të vazhdojmë tutje me konstituimin e Kuvendit. Konstituimi i Kuvendit nuk është vetëm detyrë e partisë fituese”, tha Murati.
Vazhdimi i seancës konstituive është paraparë për sot në orën 10:00, por me gjasë ashtu sikurse para dy ditësh edhe këtë herë ajo do të nisë me vonesë.


