KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haradinaj: Prilli i vitit 1999 ndër plagët më të dhimbshme të kombit tonë
Lajme

Haradinaj: Prilli i vitit 1999 ndër plagët më të dhimbshme të kombit tonë

Kosova News
Kosova News 13:15 -18/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot një nga periudhat më të rënda të historisë së Kosovës, duke nderuar sakrificën e Dëshmorëve dhe Martirëve që ranë në prillin e vitit 1999, në përballje me makinerinë ushtarake e policore serbe.

“Prilli i vitit 1999 shënon një ndër muajt më të dhimbshëm për shumë familje nga Llapi dhe Gollaku. Në përpjekje për t’i shpëtuar terrorit serb, mbi 124 civilë të pafajshëm ranë në pritën e forcave kriminale serbe, që nuk kursyen askënd, as fëmijë, gra e pleq,” shkruan Haradinaj.

Ai përkujton gjithashtu edhe masakrën e rëndë në Devë të Gjakovës, ku u ekzekutuan mizorisht 7 vëllezër nga familja Bobi, si dhe krimin në Ribar të Vogël, ku u vranë 25 civilë – 19 nga ky fshat dhe 6 nga fshati Vërshec.

“Sot, në përvjetorin e Betejës së Marecit dhe masakrës në Makoc, Prishtina shënon Ditën e Dëshmorëve. Me nderim të thellë përkujtojmë trimërinë e Brigadës 153 ‘Hyzri Talla’ të UÇK-së dhe guerilës BIA,” thekson ai.

Haradinaj ka përkujtuar gjithë dëshmorët që ranë më 18 prill 1999 në beteja të ashpra kundër forcave pushtuese serbe, në fshatrat Marec, Makoc, Sllovi dhe më gjerë.

Ai përmend me respekt dëshmorët Sefedin Ilaz Vitia, Besim Isë Vitia, Fehmi Vitia, Muharrem Pacolli, Rrahman Murati, Ziaver Vllasaliu, Shabi Gërbeshi, Shabi Avdush Gërbeshi, Rrahim Azem Gërbeshi, Baki Salih Pacolli, Azem Miftar Hajdaraj, Enver Jahir Tahiri, Isuf Ibish Hoxha, Januz Zejnullah Jashari, Mehdi Zymer Fazliu, Naser Zeqir Sekiraqa, Shaban Beqir Avdiu, Visar Mustafë Hoti, Mustafë Llapashtica, Mehmet Sherif Visoka dhe Asllan Canë Dina.

Po ashtu, në Gradinë të Rrafshnaltës së Drenicës, ku vepronte Brigada 121 “Ismet Jashari – Kumanova” dhe transmetonte Radio Kosova e Lirë, ranë në altarin e lirisë Mentor Morina, Halim Bajraktari, Mentor Gashi, Islam Kastrati dhe Ramadan Bytyçi.

“Liria që e gëzojmë sot është vepër e gjakut dhe sakrificës së luftëtarëve çlirimtarë, Dëshmorëve dhe Martirëve, që mbeten themel i shtetësisë sonë dhe frymëzim i përhershëm ndër breza. Sakrifica e tyre na obligon ta ruajmë këtë liri si pasurinë më të çmuar të kombit,” përfundoi Haradinaj.

Gjithashtu lexoni:

Aksident tragjik në Pavlan të Pejës, një person humb jetën

Osmani pret sot liderë nga Antigua e Barbuda dhe Tanzania

Ministria e Mbrojtjes reagon ndaj artikullt të portalit “Nacionale”: Pozicionimi i brigadave serbe mbetet shqetësues

Haziri: LDK nuk voton për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme

​Paqartësi rreth marrëveshjes Kosovë-Danimarkë për të burgosurit

Kosova News 18/04/2025 18/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
80%
1 km/h
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Aksident tragjik në Pavlan të Pejës, një person humb jetën
09:46 -01/06/2025
Osmani pret sot liderë nga Antigua e Barbuda dhe Tanzania
09:43 -01/06/2025
Ministria e Mbrojtjes reagon ndaj artikullt të portalit “Nacionale”: Pozicionimi i brigadave serbe mbetet shqetësues
23:57 -31/05/2025
Ëndrra u bë realitet – PSG deklason Interin në finalen e Championsit dhe kompleton tripletën e artë
23:30 -31/05/2025
Ish-shefi i CIA-s zbulon vendin që mendon se Putini do ta sulmojë pas Ukrainës: E përmend shpesh në fjalimet e tij
21:46 -31/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?