Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës (OARK) përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se Kryetari i saj, Uran Kyçyku, ka nënshkruar një Memorandum të Bashkëpunimit me Komunën e Vitisë, transmeton KosovaNews.
Në këtë akt, OARK ka shprehur mirënjohjen ndaj Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, për gatishmërinë për të ndërtuar ura bashkëpunimi me këtë organizatë profesionale.
“Si e vetmja organizatë profesionale e autorizuar me Ligjin 08/L-012, OARK mbetet e përkushtuar për të ofruar ekspertizën profesionale të anëtarëve të saj në mbështetje të institucioneve lokale dhe vendore.” thuhet në njoftim.
Po ashtu OARK i ka bërë thirrje anëtarëve të saj të vazhdojnë të tregojnë interes dhe angazhim për iniciativat e saj, duke mbështetur kështu zhvillimin e sektorit të arkitekturës në Kosovë./KosovaNews/


