Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, njofton se sot në trasen e zgjerimit të Rrugës Nacionale, Segmenti Dollc-Gjakovë, do të realizohet minimi i masave të forta shkëmbore për zgjerimin e rrugës.
l”Punimet do të zhvillohen në pjesën e rrugës kah fshati Volljakë. Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut. Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohor: nga ora 15:00 deri në ora 15:30. Ju lusim që gjatë këtij intervali kohor të shfrytëzoni rrugët alternative”, njofton Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës