KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama nga Brukseli: Të përkushtuar të përmbyllim negociatat brenda vitit 2027
Rajon

Rama nga Brukseli: Të përkushtuar të përmbyllim negociatat brenda vitit 2027

Kosova News
Kosova News 12:02 -14/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një prononcim të shkurtër për mediat së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në prag të konferencës së katërt ndërqeveritare BE-Shqipëri për hapjen e një tjetër grupkapitulli, u shpreh se janë të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027.

“Sot është ditë e mirë për ne sepse kemi një tjetër konferencë dhe çelim kapituj të tjerë, ndërkohë që me Presidentin jam shumë mirënjohës për kohën që më ka kushtuar për një bisedë rreth përparimit në këtë proces dhe më pas për samitin e ardhshëm të Komunitetit Politik Evropian, i cili është aktivitet i rëndësishëm në përgjithësi, por ka rëndësi të posaçme në këtë moment. Do të flasim edhe për rajonin, ndaj të cilit Presidenti është veçanërisht i përkushtuar. Në përgjithësi jam i inkurajuar nga këto zhvillime dhe jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit, që është shumë ambicioz, për të përmbyllur të gjitha negociatat brenda 2027”, tha Rama para mediave, shkruan A2.

Ndërkohë, Presidenti i Këshillit Evropian, Antiono Costa, vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugëtimin evropian dhe duke u ndalur te grupkapitulli që pritet të hapet sot në Luksemburg, Costa tha se ambicia është që të hapin edhe të tjerë brenda këtij viti.

“Zgjerimi drejt Ballkanin Perëndimor është përparësi e qartë për BE dhe investimi më i rëndësishëm gjeostratregjik për paqen, begatinë dhe stabilitetin e kontinentit tonë. Është inkurajuese të shohësh progresin që ka bërë Shqipëria në këtë rrugëtim. Sot çelim grupkapitullin tjetër dhe ambicia jonë është të çelim edhe të tjerë gjatë këtij viti. Kjo është e rëndësishme për BE dhe Shqipërinë, por mendoj se është shenjë për të gjithë rajonin, se mënyra më e mirë për të garantuar mirëqenien dhe paqen në Ballkanin Perëndimor është BE dhe anëtarësimi në të. Ja pse do të vizitoj personalisht rajonin në mes të muajit maj, për të vizituar të 6 vendet e rajonit, për të rritur bashkëpunimin dhe përpjekjet tona të përbashkëta për të pasur rezultate të mira të anëtarësimit. Kjo është mundësi e mirë për të folur për samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet më 16 Maj. Evropa është më shumë se BE, por gjithmonë e më shumë është më e rëndësishme që të jemi të gjithë së bashku sepse kështu jemi më të fortë dhe bota ka nevojë për një Evropë më të fortë”, u shpreh Costa.

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 14/04/2025 14/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?