KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së, Gërvalla kërkon heqjen e masave ndëshkuese dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në BE
Politikë

Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së, Gërvalla kërkon heqjen e masave ndëshkuese dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në BE

Kosova News
Kosova News 21:52 -13/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg, zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kërkoi mbështetje të qartë për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO, duke theksuar rëndësinë e këtyre proceseve jo vetëm për Kosovën, por edhe për stabilitetin rajonal dhe sigurinë evropiane.

Gërvalla përmendi tri hapa urgjentë që kërkohen tani, e që kontribuojnë jashtë mase në stabilizimin e rrethanave në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe hapjen e rrugës për integrimin e rajonit në BE.

“Hapat në fjalë janë: heqja e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, përfundimi i procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe mbështetja për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE”, ka thënë Gërvalla thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Gërvalla nënvizoi përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës ndaj dialogut të lehtësuar nga BE me Serbinë, dhe zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit të vitit 2023. Ajo theksoi se ky proces duhet të çojë drejt njohjes reciproke dhe ndërtimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, mbi bazën e barazisë dhe vlerave evropiane. Ajo kërkoi nga BE-ja edhe veprime ndaj Serbisë e cila në vazhdimësi e mohon marrëveshjen dhe vepron në kundërshtim me dispozitat e saj.

Në dritën e kërcënimeve të vazhdueshme nga Serbia dhe ndikimit rus në rajon, Ministrja Gërvalla bëri thirrje për mbështetje të fuqishme për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO. Ajo kërkoi gjithashtu llogaridhënie të plotë për aktin e hapur të agresionit në Banjskë, si çështje kyçe për sigurinë rajonale dhe integritetin e BE-së.

“Koha për veprim është tani. Mbështetja për Kosovën është investim për paqe, siguri dhe demokraci në gjithë Evropën,” përfundoi Ministrja Gërvalla.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore

Kosova News 13/04/2025 13/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
78%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
29 °C
Thu
27 °C
Fri
19 °C
Sat
19 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?