Një aksident trafiku ka ndodhur pak çaste më parë në afërsi të fakultetit të Filologjisë, konkretisht te semaforat e udhëkryqit afër Katedralës në Prishtinë.
Sipas fotografive të dërguara në radaksinë e KosovaNews, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave Volkswagen një Passati ngjyrë të zezë dhe një Golfi me ngjyrë të kuqe. Për shkak të aksidentit, ka interventuar Policia e Kosovës, por edhe ekipet e emergjenës mjekësore, për t’u ofruar ndihmën të lënduarve potencial.
Siç tregojnë lexuesit e KosovaNews, ekipet emergjente, në vendin e ngjarjes janë parë duke i dhënë ndihmën e parë një gruaje. Për më shumë rreth këtij aksidenti, KosovaNews, ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të marr detaje shtesë. /KosovaNews/




