Një qytetar në Prishtinë është kapur nga kamera duke vjedhur një biçikletë.
Në pamjet e publikuara nga “Vrojtuesit e Lagjës – Prishtinë”, shihet qytetari duke e vjedhur biçikletën.
Rasti ka ndodhur te Rruga C, lagjja ‘Mati 1’, në ‘Banesat e Tregtisë’, në një hyrje të objektit, ku qytetari nuk e vëren se aty është një kamerë që po incizonte.
Sipas personit që e ka hedhur videon, rasti është lajmëruar edhe në polici.


