KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rizvanolli kërkon nga ZRrE-ja të trajtojë me prioritet humbjet në rrjet
Lajme

Rizvanolli kërkon nga ZRrE-ja të trajtojë me prioritet humbjet në rrjet

Kosova News
Kosova News 20:55 -08/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli priti në takim konsultues përfaqësuesit e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për diskutuar ne lidhje me procesin e shqyrtimit të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2025.

Ministrja Rizvanolli ritheksoi komentet e dërguara me shkrim tek ZRrE-ja, përfshirë: që konsumatorët më konsum nën 800 kWh në muaj të mos preken nga rritja, që do të thotë që rreth 60% e familjeve të mos preken fare, dhe për të tjerët, pra rreth 35% që preken vetëm gjatë disa muajve të dimrit dhe 5% që e kalojë këtë konsum rregullisht, rritja të jetë sa më e ulët që është e mundur pa rrezikuar furnizimin, dhe të ketë edhe breze shtesë të konsumit mbi 800 kWh, ashtu që të mbrohen veçanërisht familjet që konsumojnë më pak.

Ministrja kërkoi informata shtesë mbi disa prej faktorëve që kanë çuar tek rritja e kostos së furnizimit, si p.sh., çmimi i kapaciteteve të transmisionit, dhe kërkoi që këto çështje të trajtohen ne detaje nga ZRrE dhe nëse konstatohet që disa nga kostot kanë qenë të evitueshme, ato të mos barten tek konsumatorët por mbahen përgjegjës operatorët.

Ministrja gjithashtu kërkoi që ZRrE-ja të trajtojë me seriozitetin më të lartë dhe në mënyrë proaktive çështjen e uljes së humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, përfshirë auditimin e investimeve të realizuara deri tani, dhe domosdoshmërinë për të ulur shpejt humbjet teknike dhe për të eliminimuar humbjet komerciale.

Në fund, Ministrja falënderoi ZRrE-në për sqarimet e ofruara dhe vlerësoi si praktikë të mirë mbajtjen e takimeve konsultative me institucionet dhe palët tjera të interesit. Njëkohësisht, Ministrja sugjeroi që ZRrE paralelisht me këto takime të intensifikojë edhe komunikimin publik, në interes të rritjes së transparencës institucionale gjatë vendimmarrjes dhe të kuptuarit më të mirë të proceseve dhe vendimeve nga ana e qytetarëve.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria miraton dhënien me qira të një pjese të pronës publike në Reçak për shfrytëzimin e gurit gëlqeror

Miratohet projekt-rregullorja për rekrutimin e zjarrfikësve

ATK inspekton 29 biznese në rajonin e Mitrovicës, në 27 prej tyre evidenton parregullsi

Tri kazerma të FSK-së do të ndërtohen me investime milionëshe

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë

Kosova News 08/04/2025 08/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria miraton dhënien me qira të një pjese të pronës publike në Reçak për shfrytëzimin e gurit gëlqeror
15:59 -24/07/2026
Miratohet projekt-rregullorja për rekrutimin e zjarrfikësve
15:57 -24/07/2026
Miratohet nisma për marrëveshjen e grantit prej 17.2 milionë eurosh për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë
15:54 -24/07/2026
Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë
15:40 -24/07/2026
Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit
15:37 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?