KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti nga Brukseli: Mungesa e veprimit të BE-së për Kosovën nuk është qasje e bazuar në meritë
Politikë

Kurti nga Brukseli: Mungesa e veprimit të BE-së për Kosovën nuk është qasje e bazuar në meritë

Kosova News
Kosova News 17:14 -08/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në ditën e dytë të qëndrim në Bruksel, Kryeministri i Republikës së Kosovës, ishte i ftuar si folës kryesor në Konferencën e organizuar nga Fondacioni për Studime Progresive Evropiane (FEPS), Friedirch-Elbert-Stiftung (FES), Fondacioni Max car der Stoel, Qendra Ndërkombëtare Olaf Palme, së bashku me Grupin e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) në Parlamentin Evropian, me temë “Një kapitull i ri i përbashkët për zgjerimin e Bashkimit Evropian”, përcjell KosovaNews.

Gjatë adresimit të tij hyrës, theksoi se për herë të parë në më shumë se 20 vjet, në botë ka më pak vende me demokraci sesa autokraci, 88, respektivisht 91, kurse numri i demokracive liberale ka rënë nga 42 në vitin 2012, në 29 në vitin 2024.

Ai citoi ish-kancelarin gjerman Willy Brandt, i cili në vitin 1969 kishte sfiduar Gjermaninë dhe Evropën për të përqafuar më shumë demokracinë duke thënë, “Ne duam të guxojmë më shumë demokraci”. Kryeministri veçoi se në këtë thënie të ish-kanceralit gjerman nuk duhet të harrojmë se ai përmend fjalën guxoj/marr guximin, kështu që në politikë është shumë e rëndësishme të guxojmë.

“Deficiti demokratik nuk është gjë e re për BE-në dhe që nga ditët e Traktatit të Mastrihtit, janë bërë përpjekje për të reformuar dhe zgjeruar unionin. Për të guxuar demokracinë, unë besoj se Bashkimi Evropian duhet t’i bëjë të dyja: reformimin dhe zgjerimin. Unë marr guximin të them se këto mundësojnë dhe kushtëzojnë njëra-tjetrën njëkohësisht. Vetëm një BE që është e gatshme të reformohet mund të zgjerohet gjithashtu, dhe vetëm një BE që dëshiron të zgjerohet, do të jetë në gjendje të reformohet”, u shpreh kryeministri Kurti.

Duke folur për nevojën dhe përgjegjësinë për të mbrojtur demokracinë, kudo, ai tha se çdo vonesë është e kushtueshme.

“Që demokracia të mbijetojë, ne patjetër duhet ta mbrojmë atë, kudo. Çdo vonesë për ta bërë këtë është e kushtueshme. Për ta mbrojtur atë, së pari duhet ta pranojmë se kjo është detyra jonë historike dhe morale. Për sa i përket zgjerimit, pranimi do të thotë një ‘garë drejt majës’, një qasje e bazuar në merita. Progresi demokratik duhet të shpërblehet, ndërsa rrëshqitja prapa duhet të trajtohet. Regjimet autoritare dhe vetëkënaqësia në shoqëritë demokratike duhet të sfidohen, menjëherë, jo të lihen për më vonë”, deklaroi kryeministri.

Ai tha se mbajtja në sirtar të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian për më shumë se 27 muaj, përkundër angazhimit dhe reformave të realizuara të vendit tonë, nuk pasqyron qasje të bazuar në meritë, dhe se një situatë e këtillë rrezikon besimin ndaj procesit. Me tej, shtoi se te Komisioni i ri Evropian ka vërejtur më shumë gatishmëri, vullnet dhe interes për të përfshirë Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian, megjithëse duket të ketë më shumë gatishmëri dhe interes sesa vullnet, teksa theksoi rëndësinë që të rritet vullneti, sepse gatishmëria dhe interesi nuk mjaftojnë pa vullnetin.

Në fund, kryeministri bëri thirrje për më shumë aktivizim, bashkëpunim dhe solidaritet ndërmjet partive simotra dhe socialdemokratëve dhe njëkohësisht më shumë optimizëm të përgjegjshëm dhe entuziazëm ndaj qytetarëve.

Kjo konferencë u organizua në kuadër të programit “Willy Brandt për Zgjerimin e Bashkimit Evropian” të Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) në Parlamentin Evropian.

Gjithashtu lexoni:

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet

Fushë – Kosova shpall gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

“Më ngatërruan me një person tjetër”, 30-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke

Kosova News 08/04/2025 08/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Zvicranët votojnë për kufizimin e popullsisë
15:02 -13/06/2026
Afër marrëveshjes SHBA-Iran, hap drejt hapjes së Ngushticës së Hormuzit
14:37 -13/06/2026
Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit
13:49 -13/06/2026
Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë
13:26 -13/06/2026
Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet
13:12 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?