KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » A do të ketë koalicion LVV-Nisma, këto janë zhvillimet e fundit
Politikë

A do të ketë koalicion LVV-Nisma, këto janë zhvillimet e fundit

Kosova News
Kosova News 14:02 -07/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje në koalicion qeverisës me Nismën Socialdemokrate dhe komunitetet jo shumicë, përjashto Listës Serbe, po konsiderohet skenari më real për formimin e qeverisë së re në Kosovë.

Megjithatë, në partinë e Albin Kurtit si dhe atë të Fatmir Limajt nuk kanë konfirmuar për KosovaPress nisjen e diskutimeve për arritjen e një koalicioni, përkundër që është raportuar për një takim në mes tyre.

Mirëpo, derisa kanë mbetur edhe tetë ditë nga seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, arritja e një dakordimi të tillë po shihet e mundshme, shkruan KosovaPress.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42.30 për qind të votave, rrjedhimisht do t’i ketë 48 deputetë në Kuvend. Ndërkaq, Nisma Socialdemokrate ka siguruar tre deputetë në legjislativ, duke garuar në koalicion parazgjedhor me AAK-në e Ramush Haradinajt.

Në bazë të këtyre rezultateve, ulëse në Kuvend ka fituar edhe PDK-ja me 24 deputetë, LDK me 20 deputetë si dhe AAK me 5 deputetë.

Serbëve u takojnë gjithashtu dhjetë ulëse në Kuvendin e Kosovës. Sipas rezultateve, një ulëse e ka fituar politikani serb dhe ministri në detyrë në Qeverinë Kurti 2, Nenad Rashiq, dhe 9 ulëse do t’i takojnë Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë e cila financohet nga Beogradi.

Ky rezultat i zgjedhjeve sipas politologut, Albinot Maloku “e determinon nevojën që Lëvizja Vetëvendosje të bëjë koalicion qeverisës me ndonjë prej partive shqiptare”.

Ai e sheh më të mundshme arritjen e një koalicioni mes LVV-së dhe Nisma-s, mirëpo nuk e përjashton edhe mundësinë e, siç e quan, “kontrabandimit të deputetëve”.

Madje, sipas tij, nëse ndodh një gjë e tillë, ekzekutivi i ardhshëm do të konsiderohet si “qeveria e kontrabanduesve”.

“[Lëvizja Vetëvendosje] Si e vetme nuk mund të formojë qeverinë, për rrjedhojë se deklarimet e tyre se ne mund të formojmë qeverinë janë vetëm në aspektin e mundësive që i lejohet të parit, por nuk është se po arrin ta bëjë. Sikur të mos hezitonte, do të provonte të njihte realitetin e numrave dhe të bënte një partner koalicioni. Pjesa tjetër është që nëse Albin Kurti provon që përmes kontrabandimit të deputetëve të bëjë qeverinë, atëherë qeveria e ardhshme do të jetë e kontrabanduesve, të cilët nuk i nevojiten Kosovës”, thotë ai.

Në anën tjetër, analistja politike, Magbule Shkodra thotë për KosovaPress se nëse Nisma Socialdemokrate merr “hisen” e saj në qeveri, atëherë ajo do të votojë pro qeverisë Kurti III.

Ajo nuk e përjashton mundësinë që edhe deputetë nga tabori opozitarë të kalojnë në LVV.

“Nisma nëse e merr një përgjegjësi në qeveri, atëherë unë besoj se do të votojë qeverinë Kurti. E kaluara na ka treguar se ka pasur raste që deputetët pikërisht në seancën konstituive kanë ndërruar partinë. Kjo mund të ndodh dhe ndoshta zotëri Kurti po llogaritë në një gjë të tillë. Mirëpo, ka gjasa që nëse i ofrohet Nisma-s me përgjegjësitë që ata duhet t’i kenë, të votojnë LVV-në dhe të kemi qeveri”, deklaron ajo.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet me 15 prill.

Për përgatitjen e kësaj seance, kryetari në detyrë i Kuvendit, Glauk Konjufca do të mbajë takim konsultativ të martën me liderët e partive politike./kp/

LEXO PO ASHTU:

Takime konsultative për krijimin e Kuvendit dhe Qeverisë, Kurti i dërgon ftesë Abdixhikut – DOKUMENT

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së

Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

Kosova News 07/04/2025 07/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?