KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Çfarë mjete të reja mund të përdoren në dialogun Kosovë-Serbi?
Politikë

​Çfarë mjete të reja mund të përdoren në dialogun Kosovë-Serbi?

Kosova News
Kosova News 12:00 -06/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Paralajmërimi i përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, se do të shqyrtojnë mjete alternative ndaj dialogut, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të bëjnë hapa drejt normalizimit të raporteve, po konsiderohet se mund të prodhojë rezultate konkrete në këtë proces.

Përkundër që ka paqartesi se çfarë instrumente mund të përdoren, njohësit e dialogut potencojnë nevojën që Bashkimi Evropian të ndryshojë strategjinë për këtë proces, pasi i njëjti deri më tani nuk ka sjell asgjë.

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, javën e ardhshme do të vizitojë Ballkanin Perëndimor, por jo edhe Kosovën.

Ajo do të qëndrojë më Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.

Kryediplomatja evropiane ditë më parë potencoi se dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur dhe se po mbledhin ide që të dalin me një propozim për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

Në lidhje me këtë qasje të Kallas, ish diplomatja kosovare, Alma Lama, thotë për KosovaPress se kjo është një pikëpamje dhe energji e re që mund të sjell rezultate praktike në dialogun Kosovë-Serbi.

“Se kam të qartë se cilin instrument do të përdorë Bashkimi Evropian dhe zonja Kallas. Është e rëndësishme se ajo e shikon se është e nevojshme ndërrimi i strategjisë për dialogun Kosovë-Serbi dhe që do të prodhonte më shumë rezultate. Dialogu përveç marrëveshjeve në letër nuk ka prodhuar ndonjë gjë dhe mbi të gjitha s’ka lëvizur aspak pozicionin e Serbisë drejt njohjes së Kosovës. Por në anën tjetër Serbia nuk është ndëshkuar në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Në fundin e ditës ky është instrumenti që ka në dorë Bashkimi Evropian, të kushtëzojë anëtarësimin. Kushtëzimi i anëtarësimit lidhet edhe me fondet e BE-së, ku Serbia vazhdon të përfitojë fonde të shumta nga BE-ja. As kjo politikë nuk është se është përdorur ndonjëherë ndaj Serbisë, sidomos kur ka ndërmarrë veprime që kanë cenuar sigurinë në Kosovë… E rëndësishme është që zonja Kallas vjen me një energji të re, pikëpamje të re sa i përket ridizajnimit të dialogut dhe do të shohim sesi ndodh kjo”, thotë ajo.

Në anën tjetër, analisti politik, Seb Bytyçi, thotë për KosovaPress se kryediplomatja e BE-së duhet të drejtojë presionin politik më shumë kah Serbia pasi është ajo që s’po implementon marrëveshjet e arritura.

Sipas tij, nëse BE-ja përdorë “kushtëzimin ekonomik” si instrument në dialog kjo nuk do t’i shkonte në favor Kosovëë.

“Theksi ishte te normalizimi jo përmes dialogut. Fatkeqësisht deri tash e vetmja alternativ që është provuar është te fokusi te marrëveshjet ekonomike, por nuk është diçka që i shkon në favor Kosovës. Shpresoj që kur zonja Kallas flet për normalizim jo përmes dialogut shpresoj që se ka fjalën për ndonjë iniciativë ekonomike, pasi s’i shkon përshtati Kosovës. Ajo çka është më logjikshme dhe që është e domosdoshme pas zhvillimeve në arenën ndërkombëtare është që të ketë njohje nga BE-ja si organizatë dhe BE-ja të fillojë të trajtojë marrëveshjen dhe obligimet si punë e kryer dhe mos të pritet që të zvarriten gjërat. Është e qartë se Serbia nuk synon të implementojë marrëveshjen”, deklaron Bytyçi.

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në shkurt të vitit 2023 kanë arritur marrëveshjen bazë në Bruksel, ndërkaq pas një muaji, me 18 mars janë pajtuar për aneksin e zbatimit të saj në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, zbatimi i saj ende nuk shihet në horizont.

Kosova vazhdimisht ka akuzuar Serbinë se po shkel marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit. Madje, sipas institucioneve kosovare, Serbia praktikisht është tërhequr nga kjo ujdi në dhjetor të vitit 2023, kur i ka dërguar letër Brukselit zyrtar se ka vija të kuqe kur është fjala për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën./kp/

Gjithashtu lexoni:

Tri kazerma të FSK-së do të ndërtohen me investime milionëshe

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë

Kurti: Paga minimale 500 euro dhe më shumë mbrojtje për të drejtat e punëtorëve

Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet

Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?

Kosova News 06/04/2025 06/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Tri kazerma të FSK-së do të ndërtohen me investime milionëshe
13:52 -24/07/2026
Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë
13:35 -24/07/2026
Kurti: Paga minimale 500 euro dhe më shumë mbrojtje për të drejtat e punëtorëve
13:05 -24/07/2026
Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet
12:50 -24/07/2026
Aksident i rëndë në Carralevë, përfshihen tre kamionë dhe një veturë
12:26 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?