KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministria e Ekonomisë mbushet me pankarta kundër shtrenjtimit të rrymës
Ekonomi

Ministria e Ekonomisë mbushet me pankarta kundër shtrenjtimit të rrymës

Kosova News
Kosova News 16:28 -05/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Protestuesit kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike kanë vendosur pankartat që mbanin në duar para derës së objektit të Ministrisë së Ekonomisë.

Pas nisjes së protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, protestuesit e shumtë kanë vazhduar ecjen deri te Ministria e Ekonomisë.

Asnjë cent më shumë ka organizuar sot protestën e radhës kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të energjisë elektrike nga ZRRE-ja prej 15 për qind duke filluar nga data 11 prill.

Qytetarët edhe kësaj radhe ngritën fuqishëm zërin kundër shtrenjtimit të rrymës duke kërkuar nga institucionet e Kosovës që të mos marrin një vendim të tillë.

Besnik Shabiu nga Asnjë cent më shumë paralajmëroi protesta të tjera edhe më të fuqishme në rast se kërkesat e tyre nuk do të realizohen.
Ai tha se shtrenjtimi i energjisë elektrike do të rëndojë edhe më tej gjendjen ekonomike në vend duke shtuar se institucionet e vendit duhet ta zgjidhin njëherë e përgjithmonë çështjen e energjisë elektrike.

Qindra qytetarë iu janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së grupit “Asnjë cent më shumë” për të protestuar kundër shtrenjtimit të rrymës.

“Nuk paguajmë për dështimet tuaja”, “Fatura jonë, pasuria juaj”, “Ndal varfërimit të qytetarëve”, “Stop vjedhjes me tarifa”, “Qytetarët nuk janë bankomat”, “Rrymë për jetë, jo për profit”, janë ndër shkrimet në pankartat që qytetarët e të dy gjinive e të moshave të ndryshme po mbajnë në duart e tyre derisa po shkojnë drejt objektit të Ministrisë së Ekonomisë.

Protestuesit po kërkojnë që të pezullohet vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji që tarifa e energjisë elektrike të ngrihet 15 për qind.

Kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike ka pasur protesta edhe në të kaluarën.
Gjatë një aksioni simbolik të grupit Asnjë cent me shumë te zyrat e ZRRE-së për kundërshtimin e shtrenjtimit të rrymës, ishin arrestuar 12 aktivistë të këtij grupi, ku më pas u konfirmua edhe lirimi i tyre nga policia.

Paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës, ka ngjallur reagime të mëdha dhe pakënaqësi te qytetarët dhe bizneset. Këtë shtrenjtim e ka kundërshtuar edhe presidenca, por deri tash Qeveria e Kosovës nuk ka kundërshtuar shtrenjtimin, përveç se ka kërkuar shtimin e numrit të blloqeve për konsumatorë./KP/

Gjithashtu lexoni:

Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX-it në Kosovë

Lushtaku i reagon Klan Kosovës: Lajmi i publikuar është dezinformues dhe tendencioz

Samiti i SEECP në Tiranë, Serbia voton kundër deklaratës së përbashkët

Presidentja Osmani: Është koha që BE-ja të lëvizë përpara me vendime të merituara për Kosovën

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Kosova News 05/04/2025 05/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 12°
71%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
31 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX-it në Kosovë
22:56 -16/06/2025
ShBA-ja dërgon aeroplanë në Evropë dhe aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme
22:33 -16/06/2025
Tableti më i fuqishëm i lojërave Android ka një emër të ri dhe një datë lansimi
22:20 -16/06/2025
Lideri iranian në shënjestër? Netanyahu thotë se vrasja e tij do t’i jepte fund konfliktit
21:58 -16/06/2025
Lushtaku i reagon Klan Kosovës: Lajmi i publikuar është dezinformues dhe tendencioz
21:42 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?