KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mishi i pulës me salmonellë në Shqipëri, AUV-i shton kontrollet për mishin nga Brazili në Kosovë
Lajme

Mishi i pulës me salmonellë në Shqipëri, AUV-i shton kontrollet për mishin nga Brazili në Kosovë

Kosova News
Kosova News 08:58 -05/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, Lamir Thaçi, ka thënë se janë ndërmarrë veprime shtesë për të hequr dyshimet për mishin e pulës me origjinë nga Brazili, pas skandalit në Shqipëri, ku u gjetën tetë tonë mish i kontaminuar me salmonelë.

Thaçi ka shtuar se deri më tani nuk ka asnjë fakt që tregon lidhje me incidentin në Shqipëri.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, përmes trupave inspektuese, ka ndërmarrë të gjitha veprimet ekzekutive për të hequr dyshimet për mishin me origjinë nga Brazili. Pas lëshimit të urdhëresës për kontrolle shtesë, në import kanë ardhur 7 ngarkesa. Nga secila ngarkesë është marrë nga një mostër, ku sipas procedurës, ngarkesat mund të bllokohen deri në daljen e rezultateve. Po ashtu, në kontrollin e brendshëm janë realizuar dy kontrolle në pika shitjeje, nga të cilat janë marrë dy mostra nga lote të ndryshme prodhimi”, tha Thaçi.

Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë ka realizuar kontrolle shtesë në import dhe në pika shitjeje, duke marrë mostra për testim. Sasitë e dyshuara janë tërhequr dhe bllokuar deri në daljen e rezultateve.

“Sasitë e lotëve të mostruar janë tërhequr dhe bllokuar deri në rezultate. Është inspektuar edhe depoja e operatorit ekonomik importues, ku përveç masës së ndalimit të përkohshëm të nxjerrjes në treg të produktit në stok, është marrë një mostër për testim. Të gjitha mostrat janë mbledhur nga pikat kufitare dhe kontrolli i brendshëm. Ato janë në laborator dhe ka nisur procesi i testimit. Për kohën e nxjerrjes së rezultateve, nuk mund të japim afat ose datë tani. Gjithçka varet nga dinamika e procesit të testimit nga laboratori. Në momentin e parë të nxjerrjes së rezultateve, do ta informojmë publikun me të gjeturat”, shtoi ai.

Kontrolli vazhdon në kufij dhe brenda vendit për të siguruar konsumatorët dhe për të garantuar sigurinë ushqimore. Rezultatet e testimeve priten në ditët vijuese.

“Si masë shtesë kemi vendosur edhe në kufijtë e Kosovës, jemi mirë të përgatitur që në çdo situatë të përgjigjemi konform rrezikut që paraqitet. Në çdo kohë lajmërimet dhe kontrollet që kryhen janë në drejtim të sigurisë ushqimore në çdo kohë. Këto masa i kemi për të hequr dyshimet e konsumatorëve”, përfundoi Thaçi.
 

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë

Dyshohet se i fshehu 6 fletëvotime të paplotësuara, kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Prizren

Mbrojtjes zhvillon aktivitete në Kroaci

Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit

KQZ-ja përfundon numërimin

Kosova News 05/04/2025 05/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
78%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
29 °C
Thu
27 °C
Fri
19 °C
Sat
19 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?