KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti përfundon takimet me partitë e komuniteteve joshumicë
Politikë

Kurti përfundon takimet me partitë e komuniteteve joshumicë

Kosova News
Kosova News 20:17 -03/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Me Partinë e Ashkalinjëve për Integrim është përmbyllur cikli i takimeve konsultative të kryeministrit Albin Kurti, i cili njëherësh është lider i Vetëvendosjes, parti fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, me partitë e komuniteteve joshumicë rreth krijimit të institucioneve të reja.

Në zyrën kryeministrore ishte Etem Arifi, që e kryeson këtë parti, dhe deputeti i zgjedhur ashkali, Artan Asllani.

“Diskutuan rreth hapave përpara drejt formimit të institucioneve në legjislaturën e 9-të dhe për bashkëpunimin në këtë drejtim. U pajtuan mbi rëndësinë e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë pa vonesa, si përgjigje ndaj vullnetit të qytetarëve për zhvillim dhe progres, të shprehur në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit,” thuhet në njoftimin që shpërndau qeveria rreth përmbylljes së ciklit të takimeve me partitë e komuniteteve jo shumicë që kanë zënë ulëse parlamentare.

Më herët, e kishte takuar edhe deputetin e zgjedhur të komunitetit goran, që është kryetar i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha.

Në takim, siç tha kryeministria, u theksua rëndësia e seancës konstituive të Kuvendit të datës 15 prill në procesin e formimit të institucioneve të legjislaturës së 9-të dhe roli e angazhimi i partive politike në parlament për të përfaqësuar dhe përmbushur vullnetin e qytetarëve të shprehur me 9 shkurt.

Gjatë ditës, kryeministri Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin Bislimi, kanë takuar deputetë të zgjedhur dhe përfaqësues politikë edhe të komuniteteve tjera joshumicë, derisa kjo ishte dita e dytë e këtyre takimeve që u zhvilluan me t’u caktuar nga presidentja data e seancës konstituive që është 15 prilli.

Ndërkohë, të martën, kryeparlamentari Glauk Konjufca do t’i presë në takim liderët politikë të të gjitha partive që kanë fituar mandate në zgjedhjet parlamentare

Gjithashtu lexoni:

Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë

Arrestohen dy persona për kultivim të drogës

Kusari-Lila: Çmimi i naftës mund të ulet në ditët në vijim, por vetëm me 1-2 centë

Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë

Kosova News 03/04/2025 03/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë
22:50 -29/07/2026
Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut
22:28 -29/07/2026
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona
21:38 -29/07/2026
Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë
20:38 -29/07/2026
BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim
20:07 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?